fbpx

Ahmeti: Ekziston gatishmëri për zgjidhjen e krizës

-

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me euro-komisarin Johanes Han ka deklaruar se tek të gjithë përfaqësuesit politik ka gatishmëri që të dilet nga kjo situatë dhe vendi të futet në binarët e duhur, raporton “Meta”.

Kreu i BDI-së Ahmeti bëri të ditur se partia e tij ka dhënë opsionet për tejkalimin e krizës mirëpo nuk deshi të njëjtat ti shpalosë para opinionit.

“BDI ka dhënë opsionet e veta për zgjidhjen e krizës. Nuk do ti shërbente zgjidhjes së krizës nëse unë i shpalos të gjitha opsionet para jush. Takimet vazhdojnë edhe me partitë tjera brenda ditës. Momenti më i rëndësishëm për të gjitha partitë politike sot është që ta tejkalojnë veten, të vendosin interesat shtetërore mbi ato partiake. Tek të gjithë ka gatishmëri për të dalë nga kjo situatë, ta fusin gjendjen në binarë të duhur për zgjidhje përfundimtare”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, ka interesim të madh nga miqtë tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur krizën politike në vend dhe kjo është mirë për Maqedoninë.

“Është mirë që vendi ynë është në krye të agjendës ndërkombëtare jo vetën për situatën dhe vështirësitë që kemi aktualisht por edhe për çështjet tjera. Sot tërë ditën do të jemi bashkë dhe do të informoheni reciprokisht. Është me rëndësi që opinioni të ketë informacion”, theksoi mes tjerash kreu i BDI-së Ali Ahmeti, raporton “Meta”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.