fbpx

Gruevski për “To Vima” : Me dy firmos se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë

-

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, në një intervistë për gazetën greke “To Vima” ka mohuar se ndaj Greqisë ushqehen ndjenja irredentizmi. Sipas gazetës, kjo është intervista e parë e ish kryeministrit Gruevski pas 10 vitesh në pushtet. Gruevski ka folur për çështjen e emrit dhe linjat e kuqe të Maqedonisë ndërkohë që është distancuar plotësisht nga pretendimet në Greqi, se me emrin dhe projektin “Shkupi 2014”, përmendoren e Aleksandrit të Madh etj, bartet edhe ideja për pretendime territoriale.

“Firmos me të dyja duart se nuk ushqejmë pretendime territoriale kundër Greqisë” – citohet të ketë thënë Gruevski për gazetën “To Vima”.

“Nuk ushqejmë ndjenja irredentiste. Në dëshirojmë zgjidhjen e emrit” ka thënë Gruevski, duke e cilësuar çështjen si irracionale. Megjithatë, Gruevski ka përsëritur linjat e kuqe se Maqedonia nuk lëviz asnjë milimetër nga identiteti i saj.

“Maqedonia nuk do të pranojë kurrë një zgjidhje të imponuar, dhe nuk mund ta sakrifikojë identitetin e saj për këtë çështje” – ka theksuar Gruevski.

а.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.