fbpx

Tensione në Gjevgjeli, taksistët bllokojnë hekurudhën

-

Tensionohet situata në kufirin me Greqinë pasi taksistët e Gjevgjelisë të cilët kishin bllokuar hekurudhën u përplasën me forcat e rendit. Nga ana tjetër refugjatët vazhdojnë të mbeten të bllokuar në kufirin me Maqedoninë nga pjesa greke. Ata thonë thonë se do të tentojnë që në këmbë të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin e Maqedonisë.

Forcat speciale të policisë greke vazhdimisht patrullojnë në terren dhe nuk i lejojnë refugjatët të kalojnë. Ndërkohë që refugjatëve të cilëve po ju mbaron ushqimi dhe paratë mendojnë që të nisen të këmbë drejt Maqedonisë.

Maqedonia lejon të kaloj vetëm një numër të vogël refugjatësh të cilët me autobusë dhe tren nisen në drejtim të Serbisë. Shtimi i kontrollit të kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë u diskutua edhe në Holandë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të BE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.