fbpx

Ali Ahmeti: Zgjedhjet patjetër të mbahen më 24 prill

-

Duhet të përgatitemi për zgjedhjet e 24 prillit dhe të dalim në shesh burrash. Kështu është shprehur lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë fjalimit të tij para tetovarëve.  Me këtë Ahmeti përsëriti qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbahen në datën e caktuar. Megjithatë sipas tij për një datë të re “katërshja” në negociata duhet të ulen sërish në tryezë për të arritur marrëveshje.

“24 prilli është datë që është negocuar është biseduar është debatuar tre ditë radhazi në prezencë të komunetit ndërkombëtarë z.Han komesar për zgjerim, ammbasadori të SHBA-ve, ambasadorit të BE-së, katër partive politike parlamentare në vend dhe të gjithë jemi dakorduar. Dhe tani për të bërë ndryshim sërish duhet të ulen po ata forca politike që kanë legjitimeitetin dhe legalitetin për të ndryshuar atë që e kanë vulosur me 15 korrik, 2 qershorë”,shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti theksoi se nuk ka kohë për të humbur dhe zgjedhjet duhet të mbahen, me qëllim stabilizimin e vendit, që është gjatë kohë në krizë.

“Në qershor është samiti i Bashkimit Evropian ku bëhet bilanci dhe e dimë që e kemi të kushtëzuar raportin e progresit. Në korrik është samiti i NATO-s. Ka paralajmërime që do të ketë valë të refugjatëve nga lindja e mesme. Si do t’i menaxhojmë këto procese kaq të rëndësishme që njerëzit presin një epilog.  Njerëzit presin stabilitet dhe siguri. Siguria dhe stabiliteti janë gjëra shumë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarin”, theksoi Ahmeti.

Ai shtoi se nuk duam zgjedhje pa standarde. Ne duam zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët. Duam zgjedhje të pakontestueshme nga asnjë vëzhgues, qoftë vendor apo ndërkombëtar, nënvizoi Ahmeti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.