fbpx

Loja me shifra dhe mandate: 51:51, 51:49 ose 51:50

-

Edhe pse KSHZ njoftoi rezultatin sipas numrit të votave të fituar, VMRO DPMNE 452.709 vota, gjegjësisht 38,06 %, ndërsa LSDM 436.469 vota apo 36,69 %) askush, madje as partitë nuk guxojnë të bëjnë projeksion se çfarë kjo do të thotë në mandate gjegjësisht deputetë të fituar.

Çështja që të gjithë i mundon është nëse dallimi në vota, 1,37% ose 16,240 vota për koalicionin e partisë qeveritare, ndikon proporcionalisht në numrin e mandateve gjegjësisht nëse proporcioni është 50-50, 51 -49 apo 51-50 ose…

Kjo sidomos është e rëndësishme për shkak të gjasave për qeverinë e ardhshme, që janë shumë të ngushtë madje edhe me një mandat diferencë, duke pasur parasysh që kjo do t’i jep mundësinë fituesit i pari të mund të formoj qeverinë.

Presidenti Gjorgje Ivanov sipas Kushtetutës është i obliguar në afat prej 10 ditëve, mandatin për përbërjen e qeverisë t’ia jep liderit të partisë që ka marrë më shumë vende të deputetëve.

Asociacioni civil “MOST” herët në mëngjes njoftoi se rezultati është tejet i ngushtë që të mund të thuhet se cila parti sa vendeve deputetësh do të fitoj ndërsa konferencë shtypi gjatë ditës paralajmëroi edhe KSHZ.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.