fbpx

Votat e dështuara janë fuqia e tretë politike në Maqedoni!

-

Sipas 99,72% të votave të numëruara, të dhënat zyrtare e KSHZ-së thonë se nga gjithsej 1.189.481 votues që kanë votuar, 37.812 fletëvotime janë të pavlershme.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është më i madh se numri i votave që i kanë marrë shtatë nga njëmbëdhjetë koalicionet që marrin pjesë në zgjedhje.

Më shumë vota mori VMRO DPMNE, më pas LSDM, BDI dhe Besa ndërsa pas tyre, sipas numrit të fletëvotimeve, janë ato që janë të pavlefshme.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe numri i votave që i morën partitë që nuk do të marrin asnjë vend deputeti është thuajse 100.000,

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi mori 10.083 vota, PPD 1.142, Partia Liberale 3.840, VMRO për Maqedoni 24.449 dhe E Majta 12.119. Të shpërndara nëpër njësi zgjedhore, asnjëra nga këto koalicione nuk ka numër të mjaftueshëm të votave që të fitoj kandidat.

Numri i përgjithshëm i votave e këtyre partive jashtë- parlamentare ësht[ 51.633 vota gjegjësisht tre herë më shumë se dallimi që e kanë dy partitë më të mëdha, VMRO dhe LSDM gjegjësisht 16.240 vota.

Të grumbulluara, votat e koalicioneve që nuk kanë fituar mandat deputeti dhe numri i votave të pavlefshme është 89.445 gjegjësisht numri i votave të dështuara është menjëherë pas numrit të votave që i kanë fituar VMRO DPMNE dhe LSDM.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.