fbpx

KSHZ: VMRO DPMNE ka 444.014 ndërsa LSDM 428.683 vota

-

VNMRO DPMNE dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë ka fituar 444.014 vota, LSDM dhe Koalicioni për jetë në Maqedoni 428.683, BDI 85.774, Lëvizja Besa 57.749, Aleanca për shqiptarët35.103 dhe PDSH 30.971 vota, njoftoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, herët në mëngjes në konferencë shtypi, pas përpunimit të 99,34% të votave.

Nga Komisioni i zgjedhjeve njoftuan se gjatë ditës do të dalin me rezultatet fillestare nga votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se atëherë komisioni do të prononcohet me vlerësim rreth procesit zgjedhor.

Deri në KSHZ nuk ka arritur ankesë për votimin.

Prej atje, nuk dhanë rezultate të para dhe preliminare për shpërndarjen e mandateve (deputetëve), por njoftuan se për këtë do të njoftojnë gjatë ditës sepse ende ka një përqindje të vogël të votave që duhet numëruar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.