Kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanovski për të premten në ora 13 caktoi seancën e parë konstituive të përbërjes së re parlamentare.

“Në bazë të nenit 63 nga Kushtetuta e R. së Maqedonisë që parashihet se Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë konstituive më së voni 20 ditë nga zgjedhjet e mbajtura dhe seancën konstituive e thirr kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar, Veljanovski caktoi seancën e përbërjes së nëntë parlamentare për të premten 30 dhjetor 2016 në orën 13” thuhet në njoftimin e kabinetit të Veljanovskit.

KSHZ sot përfaqësuesve të partive që kishin fituar mandat ua dorëzoi vendimet.

Përbërja e re e Kuvendit do të ketë 120 deputetë ndërsa nuk do të ketë asnjë nga Diaspora për shkak të numri të vogël të votave.

Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, dhe pasi të vërtetohet kuorumi, zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Komisionit verifikues të Kuvendit, që do t’i verifikojnë mandatet e deputetëve.