KSZH ua ndau vendimet deputetëve

-

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ua ka dorëzuar partive politike vërtetimet e mandateve për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë. KSHZ dhe përfaqësuesit e partive kanë përshëndetur organizimin e zgjedhjeve.

KSHZ sot përfaqësuesve të autorizuar të partive politike ua ndau vendimet për mandatet e fituar.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, koalicioni në krye me VMRO DPMNE-në fitoi 51 vende deputetësh, koalicioni në krye me LSDM-në 49, BDI, 10, lëvizja Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH 2.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski tha se raporti për zgjedhjet e realizuara pranë Kuvendit do të dorëzohet gjatë ditës së sotme. Përveç deri në Parlament, raporti do të dorëzohet edhe deri në Agjencinë për shërbime audio dhe audio- vizuale dhe do të publikohet në faqen zyrtare të KSHZ-së.

Çiçakovski edhe njëherë përsëriti se zgjedhjet janë zhvilluar sipas dispozitave ligjore dhe se kanë qenë korrekte dhe demokratike.

Përfaqësuesi i LSDM-së, Stefan Bogoev tha se qëndrimi i partisë është që sa më shpejt ët thirret Kuvendi që të mund të formohet qeveria e re.

“Për shkak të gjendjes së komplikuar në të cilën është Maqedonia për momentin, vetëm do të theksoja se qëndrimi i ynë është që sa më shpejtë të thirret Kuvendi në seancë konstituive, pas çka mund të formohet qeveria e re sepse, siç vërejtëm në zgjedhjet e kaluara, qytetarët votuan për ndryshime dhe ata presin ndryshime. Për këtë, do të theksoja se presim që Kuvendi sa më shpejtë të thirret që të mund qeveria e re të formohet dhe Maqedonia më në fund të avancoj” tha Bogoev.

Arber Ademi nga BDI tha se të gjithë duhet të fokusohen në proceset reformuese që të kthehet vendi në rrugën euro- atlantike ndërsa nga Kuvendi dhe Qeveria presin të punojnë për të mirën e të gjithëve.

Kuvendi duhet të konstituohet më së voni deri 31 dhjetor, gjegjësisht 20 ditë pas zgjedhjeve.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...