fbpx

Ivanov kërkoj qeveria e re ta ruaj karakterin unitar të shtetit

-

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka mbajtur sot fjalimin e tij vjetor para gazetarëvem, ku bëri thirrje që të ndërpritet retorika e ndasive në patriotë dhe tradhtarë dhe kërkoi pajtim dhe përgjegjësi.

Në këtë fjalim, Ivanov ka theksuar se asnjëherë nuk do të pajtohet që Republika e Maqedonisë të jetë shtet federal. Ai u bëri thirrjeve politikanëve që mos të mendojnë në mënyrë post- zgjedhore që të negociojnë për interesat e shtetit ndërsa nga qeveria e re kërkoj mbrojtjen e karakterit unitar të shtetit.

“Ende dëgjoj si liderë të caktuar të partive licitojnë me karakterin unitar të shtetit, me ndonjë si kantonizim dhe federalizim, me emrin e shtetit dhe identitetin e qytetarëve. Asnjëherë nuk do të pajtohem që shteti të jetë binacional, të jetë shtet federal. Askush nuk ka mandat që ta krijoj shtetin. Maqedonia është shtet unitar me shoqëri multietnike dhe multigjuhësore” tha Ivanov.

Ivanov gjithashtu bëri thirrjeve që të ndalojnë sulmet ndaj përfaqësuesve diplomatik të huaj, të cilëve njëkohësisht u bëri thirrje që të kenë kujdes me veprimet e tyre. Ai i bëri thirrje BE-së që të ndaloj së bllokuari anëtarësinë e Maqedonisë që ka pasur ndikim në politikën e brendshme të shtetit.

Për PSP-në Ivanov tha se është politizuar dhe se vepron në mënyrë selektive.

Presidenti i vendit vlerësoj se jetojmë në një Maqedoni të dobët dhe të përçarë në çdo element.

Nga Qeveria e re Ivanov kërkoi që të zbatoj regjistrim ndërsa kryesitë e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së i thirri që të bëjnë pajtim nacional dhe bashkim për plotësimin e interesave të Maqedonisë. Ivanov gjithashtu u bëri thirrjeve gjashtë liderëve të partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe sa më shpejtë të firmosin deklaratë obliguese për përkushtim ndaj agjendës euro- atlantike.

“Dy gjëra na tërheqin mbrapa: revanshizmi dhe ndarjet. Ju bëj thirrje që t’i lëmë pas këto. Ky është një vendim i vështirë sepse duhet t’ia falim njëri- tjetrit për fjalët e këqija, shpifjet dhe veprat ndërsa kjo kërkon përulje, që është virtyt njerëzor. Pa këtë, s’mund të shpresojmë për prosperitet dhe sukses. Të ndalojmë me retorikën e patriotëve dhe tradhtarëve. Me çdo fjalë dhe ofendim, gjeneratave tona u lëmë vetëm përleshje dhe ndarje” tha Ivanov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.