fbpx

KSHZ për zgjedhjet lokale do të kthej 30.000 votues kontestues në listë

-

Votuesit kontestues që u fshinë nga lista e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit vitin e kaluar, sërish do të jenë në listën e votimit për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në maj të këtij viti, konfirmojnë nga KSHZ për “Meta”.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kontestues ishin gjithsej 30.447 votues, të cilët përmes kontrolleve të kryqëzuara dhe të terrenit nuk mundeshin të gjenden si ekzistues.

Nga KSHZ për “Meta” thonë se këto mbi 30.000 votues do të kthehen në listat e votimit sepse kështu parashohin dispozitat e Kodit zgjedhor.

“Dispozitat e Kodit zgjedhor të votuara në vitin 2016 vlenin vetëm për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit ndërsa pas rezultateve finale, këto dispozita janë zhvlerësuar. Këto 30000 votues sërish do të jenë nëpër lista nëse i plotësojnë kushtet ligjore gjegjësisht para se gjithash të jenë të gjallë, të kenë letërnjoftim dhe të kenë aftësi pune” tha për “Meta” zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.