fbpx

Vitali Çurkin, diplomati i cili solli notën me të cilën Rusia pranoi Maqedoninë

-

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin i cili dje papritmas ndërroi jetë në Nju Jork, në vitin 1992 ishte përfaqësues i Moskës që e solli notën me të cilën Federata Ruse zyrtarisht pranoi R. e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

Në atë kohë më saktë nga qershori 1992 deri në tetor 1994, Çurkin ishte zëvendës i ministrit të atëhershëm rus për punë të jashtme, Andrej Kozirev. Sipas disa burimeve, pikërisht Kozirev ishte dashur, disa muaj më herët, të dërgoj notën për pranim në Shkup, por në fund kjo detyrë iu besua Çurkinit.

Ndryshe, në vitin 1992 Kozirev si ministër i jashtëm, ishte nën presion nga diplomacia greke dhe serbe rreth pranimit të Maqedonisë. Ai, edhe krahas presioneve, në vitin 1992 vizitoi Maqedoninë dhe kryesisë së asaj kohe i kumtoi se Moska ka marrë vendim për pranimin e Maqedonisë dhe sa të arrijë në Moskë, do të dërgoj notën. Megjithatë, edhe pas disa muajve, nota nuk u dërgua në Shkup.

Kthesa ndodhi pas vizitës zyrtare të presidentit të atëhershëm rus, Boris Elcin në Sofje gjegjësisht pas takimit me presidentin bullgar, Zhelu Zhelev. Ai e bindi Elcinin se është koha për ta pranuar Maqedoni. Presidenti rus, sipas të gjitha gjasave, vendimin e marrë menjëherë derisa ishte në Bullgari ku edhe ka firmosur verdiktin për pranimin e Maqedonisë në avion drejt Moskës.

Më 5 gusht, zëvendës- shefi i diplomacisë ruse, Vitali Çurkin arriti në Shkup dhe ia dorëzoi notën me të cilën Rusia pranoi Maqedoninë me emrin kushtetues, ministri të atëhershëm të jashtëm, Denko Maleski.

“Mua më telefonuan nga delegacioni rus, i cili atëherë ishte për vizitën ë Sofje, e në të cilën ishte edhe Çurkini dhe më njoftuan se në Maqedoni do të vjen përfaqësues i lartë i diplomacisë ruse me mesazh të rëndësishëm. Askush nuk e dinte përmbajtjen e mesazhit . Çurkin në Shkup erdhi me makinë, pasditen e 5 gushtit. Kishim takim në vilën në Vodno, ku ma dorëzoi dekretin me të cilin Rusia pranon Maqedoninë me emrin kushtetues. Takim ishte i këndshëm dhe biseduam për ngjarjet në Jugosllavi dhe si Maqedonia të evitoj dhe të mos futet në atë që ndodhi atje”, thotë për “Meta”, profesori universitar dhe ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Maleski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.