fbpx
Tag: Maqedonia

tag: Maqedonia

Teoria e komplotit të CIA-s nga ish koloneli i ushtrisë jugosllave gjen një platformë në mediat serbe

Disa media serbe kanë botuar kohët e fundit një version të një oficeri ushtarak në pension në të cilin ai promovon një teori që shumë njerëz e shohin si konspirative ose të rreme. Teoria pretendon se shërbimet e inteligjencës së disa shteteve ballkanike janë mbledhur në një treg makinash në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, për të komplotuar...

Temperatura të ulëta në Maqedoni, nesër pritet bora e parë

Temperaturat në mbarë vendin sot në mëngjes ishin nën zero ndërsa temperaturat më të ulëta janë matur në Manastir dhe Berovë ku matësit kanë treguar -10 gradë. Sipas matjeve të DPHM temperaturat e mëngjesit në Lazaro Pole, Prilep, Shkup, Strumicë dhe Tetovë kanë qenë -8 gradë, Demir Kapi, Kumanovë dhe Kriva Palankë -7, Dibër, Dojran, Gjevgjeli, Krushevë, Mavrovë dhe Shtip...

Autoritet maqedonase janë më të fshehtë rreth kamikazit në Pairs

Shtetasi i Sirisë Ahmed Almuhamed, për të cilin supozohet se është njëri nga terroristët në Paris, ka kaluar nëpër territorin e Maqedonisë, akoma mbetet misteri, për të cilën autoritetet maqedonase ende po heshtin. Greqia dhe Serbia dje konfirmuan se personi me këtë identitet, i cili ka kaluar nëpërmjet të ashtuquajturës marshutës ballkanike së refugjatëve, është regjistruar nga shërbimet e tyre...

Ahmeti: Raporti është pasqyrа reale е Maqedonisë

Рaporti është një pasqyrë reale e situatës së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet obligim për institucionet e vendit që të veprojnë në përputhje me pritshmëritë e Brukselit,ka vlerësuar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili sot ka pranuar Raportin për progresin e vendit nga ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav, njoftojnë nga...

Gruevski: Populli mund të thotë vlerësimin për Raportin

Maqedonia  për të shtatin vit me radhë merr rekomandimin nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri Nikolla Gruveski, pasi që nga ambasadori i BE0së në Maqedoni, Aivo Orav pranoi raportin e progresit të vendit të eurointegrimeve. Gruveski tha se raporti politik vlerëson karakteristikat e Maqedonisë nëpërmjet prizmit të interesave të BE-së dhe shtoi...

VMRO DPMNE: Qytetarët më 24 prill do ta thonë raportin e fundit

  Maqedonia sot mori rekomandim të ri për progresin e euro- integrimeve, që do të thotë se ka kapacitet për hyrje në BE, por nuk besoj se KE ka kapacitet për ta pranuar Maqedoninë si anëtare me të drejta të plota, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, anëtari i komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski. Sipas tij dyshja Zaev-...

Filloi procesi i pranimit të Raportit të progresit për Maqedoninë

Ka filluar procesi i përmbylljes së raportit të raportit të progresit për vendet e Ballkanit, njoftoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas. -  Ka filluar procesi i brendshëm i pranimit të raporteve. Nuk jam në pozitë të jap datën e saktë, mirëpo mund të them se procesi tashmë ka filluar- tha Shinas. Sipas informacioneve të para jozyrtare, raportet duhet të...

KB: Autoritetet maqedonase t’i njoftojnë të gjithë ata që janë përgjuar

Komiteti për të drejtat e njeriut pranë Kombeve të Bashkuara në raportin e tij të fundit për gjendjen me të drejtat e njeriut në Maqedoni, i shpallur dje, kërkon nga autoritetet e vendit që t’i njoftoj qytetarët që kanë qenë cak i përgjimeve ilegale, që të mund t’i shfrytëzojnë mekanizmat juridik për shkak të lirisë së shkelur. “Shteti duhet të...

Lajçak: S’mund të jini të sigurt se do të zbatohet marrëveshja e Przhinos

Ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në intervistë për “Meta” vlerëson se nuk ekzistojnë garanci se marrëveshja e Przhinos do të zbatohet dhe shtoi se mos- zbatimi i saj do të nënkupton luajtje bast me perspektivën evropiane të qytetarëve. *Cilat janë mekanizmat për garanci se marrëveshja e Przhinos do të zbatohet dhe respektohet? “S’mund të jini të sigurt se marrëveshja do...

Bejl: Maqedonia fitoi

Liderët i vendosën interesat e qytetarëve para interesave të tyre partiake, tha ambasadori amerikan Xhes Bejli, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur për dalje nga kriza politike. “Maqedonia fitoi. Dua t’i lëvdoj liderët që arritën marrëveshje mbrëmë dhe i vendosën interesat e qytetarëve para interesave të tyre partiake. Marrëveshja do të thotë shumë punë dhe përmbushjen e dispozitave që do ta...

 “Freedom House”: Maqedonia edhe më tej në grupin e “qeverive kalimtare ose regjimeve hibride”

“Qeveri kalimtare ose regjime hibride” edhe më tej është grupi në të cilin qëndron Maqedonia në raportin e fundit të “Freedom House” me titull “Shtete në tranzicion”. Maqedonia u degradua në këtë nivel në raportin e mëparshëm të “Freedom House”. Në raportin më të ri thuhet se Maqedonia vazhdon të shënoj rënie në veçanti në kategoritë: proces zgjedhor dhe shoqëri...

Më shumë se 1500 qytetar në protestën “Drejtësi për Martinin, liri për të gjithë”

Duke brohoritur “Vrasës, vrasës”, “Gjakpirës, gjakpirës”, “Dorëheqje, dorëheqje”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” më shumë se 1500 qytetarë sot u grumbulluan para Qeverisë në R. e Maqedonisë në protestën “Drejtësi për Martinin, liri për të gjithë”. Në protestën e organizuar nga partia opozitare e LSDM-së, u bashkëngjit edhe koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë” ndërsa në radhët e parë me nënën...

Evropa përgatit strategji për Maqedoninë sipas shembullit të Ukrainës?

Fillimi i bisedimeve mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev hapi dilemën nëse Maqedonisë do t’i ndihmohet me formimin e Panelit ndërkombëtarë këshillëdhënës (PNK) sipas shembullit të Ukrainës. Mundësinë e këtillë dje e paralajmëruan burime diplomatike të afërta me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland. PNK është formuar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të...

Piter Fejt: Bisedat zbulojnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut

Ekzistojnë indikacione të qarta se në Maqedoni ka keqpërdorim të pushtetit, por BE-ja nuk mund ta thotë derisa nuk vjen deri te një hetim serioz mbi përmbajtjen e bisedave që i publikon opozita. Kështu është shprehur diplomati Piter Fejt në programin e parë të Radios holandeze NPO që është pjesë e servisit publik të këtij vendi. Sipas tij, regjistrimet...

Përfaqësues të PPE dënuan përpjekjen e LSDM-së për marrje jodemokratike të pushtetit

Dyzet e nëntë përfaqësues të Partisë popullore evropiane (PPE) firmosën deklaratën me të cilin dënojnë përpjekjen për marrje jodemokratike të pushtetit në Maqedoni. “Shprehim shqetësimin tonë për ngjarjet më të reja për situatën politike në Maqedoni, në veçanti për sjelljen të papërgjegjshme të opozitës”, thuhet në deklaratë, autor i të cilës është kryetari i PPE në Këshillin e Evropës, spanjolli Pedro...

Vajgëll: Situata në Maqedoni shumë serioze, duhet t’i ndihmohet

Afera e përgjimeve në Maqedoni vazhdon të tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” e titullon shkrimin kushtuar zhvillimeve të fundit në vend si “Shqetësimet për demokracinë e brishtë të Maqedonisë e cila gjendet në mes padive për “Puç” dhe “përgjime”. Gazeta raporton se Maqedonia e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, ballafaqohet me...

Stanishev: Kriza do t’i rrezikoj euro- integrimet e Maqedonisë

Socialistët evropian konsiderojnë se fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE mund të ketë ndikim pozitiv ndaj vendeve dhe të ofroj nxitje për përparim në fushat problematike, përfshirë edhe çështjet e hapura dypalëshe, deklaroi zëvendës- kryetari i Komitetit të përbashkët për bashkëpunim parlamentar të BE-së dhe Maqedonisë, euro- deputeti bullgar dhe lideri i PSE, Sergej Stanishev. -Ky vendim,...

Maqedonia mund të gjendet në trasenë e “Përroit turk”.

“Përroi turk” mund të kaloj përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë- njoftoi kryeministri hungarez Viktor Orban në intervistën për gazetën ruse “Komersant”. Deklarata e Orban vije pas takimit para do kohe presidentin ruse, Vladimir Putin, në të cilin është diskutuar për energjetikë dhe ndërrimin e “Përroit jugor”, projekt i cili dështoi për shkak të kundërshtimeve të Brukselit. Putin, gjatë takimit me...

“Trud”: Maqedonia ofron deri 35 euro për turist bullgar

  Qeveria maqedonase subvencionon operatorët turistik bullgar që organizojnë udhëtime grupore në Maqedoni- njoftoi dje në Sofje, Kristian Xhambazovski, drejtori i Agjencisë maqedonase për promovimin dhe zhvëllimin e turizmit. -Subvencione jepen për turizëm të organizuar për në Maqedoni, me autobusë, tren dhe avion. Të gjitha format e transportit përfshihen- theksoi për gazetën bullgare "Trud" Xhambazovski  i cili merr pjesë në panairin ndërkombëtarë...

Federata Greke e Hendbollit reagoi për emrin “Maqedoni” në Katar

Reagimet për përdorimin emrit kushtetues të Maqedonisë në ngjarje ndërkombëtare nuk anashkaluan edhe Kampionatin e hendbollit në Katar. Federata greke e hendbollit dërgoi letër  në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit, në të cilën reagojnë për emërimin e gabuar të Maqedonisë në Kampionatin e 24-të të hendbollit për meshkuj, në Katar dhe kërkon që sjellja e këtillë të korrigjohet në pjesën...