fbpx

Temperatura të ulëta në Maqedoni, nesër pritet bora e parë

-

Temperaturat në mbarë vendin sot në mëngjes ishin nën zero ndërsa temperaturat më të ulëta janë matur në Manastir dhe Berovë ku matësit kanë treguar -10 gradë.

Sipas matjeve të DPHM temperaturat e mëngjesit në Lazaro Pole, Prilep, Shkup, Strumicë dhe Tetovë kanë qenë -8 gradë, Demir Kapi, Kumanovë dhe Kriva Palankë -7, Dibër, Dojran, Gjevgjeli, Krushevë, Mavrovë dhe Shtip -6, në Ohër -5 ndërsa në Pretor -2 gradë celsius.

Gjatë ditës pritet kohë mesatare me shi dhe erëra të dobëta nga jugu.

Nga DPHM njoftojnë se Maqedonia nesër do të përfshihet me masë ajri me lagështi, që do të shkaktojnë  kohë me shi me reshje të herëpashershme të borës nëpër viset malore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.