fbpx

“Trud”: Maqedonia ofron deri 35 euro për turist bullgar

-

 

Qeveria maqedonase subvencionon operatorët turistik bullgar që organizojnë udhëtime grupore në Maqedoni- njoftoi dje në Sofje, Kristian Xhambazovski, drejtori i Agjencisë maqedonase për promovimin dhe zhvëllimin e turizmit.

-Subvencione jepen për turizëm të organizuar për në Maqedoni, me autobusë, tren dhe avion. Të gjitha format e transportit përfshihen- theksoi për gazetën bullgare “Trud” Xhambazovski  i cili merr pjesë në panairin ndërkombëtarë “Pushime dhe spa”.

Gazeta thekson se operatorët turistik bullgar që organizojnë udhëtime me më shumë se 10 turist do të kenë të drejtë subvencionimi.

-Kur grupi është me më shumë se 10 turistë dhe ka më shumë se tre vizita në Maqedoni, operatorët turistik kanë të drejtë subvencionimi. Për eksruzion me autobus, subvencioni është 10 euro për vizitorë- deklaroi Xhambazovski, duke shtuar se në këtë mënyrë çmimi i turistëve bëhet më i vogël ndërsa ofertat e operatorëve turistik më konkurrent.

Maqedonia ofron subvencione edhe për udhëtime me avion nëse operatori turistik ka organizuar të paktën shtatë flutirime me grupe më shumë se 10 persona, shkruan “Trud”.

-35 euro për turist do të fitoj operatori turistik i cili organizon fluturim çarter nga Sofja, Plovdivi ose Varna apo realizon linjë të rregullt- tha Xhambazovski.

Prej vitit 2009 deri 2014 vërehet rritje e turistëve bullgar në Maqedoni prej 27%, shkruan “Trud” duke shtuar se deri më vonë 30 mijë bullgarë kanë vizituar Maqedoninë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.