fbpx

Më shumë se 1500 qytetar në protestën “Drejtësi për Martinin, liri për të gjithë”

-

Duke brohoritur “Vrasës, vrasës”, “Gjakpirës, gjakpirës”, “Dorëheqje, dorëheqje”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” më shumë se 1500 qytetarë sot u grumbulluan para Qeverisë në R. e Maqedonisë në protestën “Drejtësi për Martinin, liri për të gjithë”.

Në protestën e organizuar nga partia opozitare e LSDM-së, u bashkëngjit edhe koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë” ndërsa në radhët e parë me nënën dhe vëllanë e Martin Neshkovskit i cili para katër viteve u vra nga pjesëtari i policisë gjatë festimit të fitores zgjedhore të VMRO DPMNE-së.

“E tërë situata ngeci nga kreu i pushtetit. Për këtë dje u ngritën ato padi. Edhe pas katër viteve, si dhe ajo që ndodhi para disa ditë në protestë janë pasojë e funksionimit të dobët të institucioneve. Iu bëjmë thirrje t’i lirojnë të gjithë që janë të mbyllur. Bëhet fjalë për popull që lufton për të funksionuar shteti dhe institucionet. Bëhet fjalë për popull që dëshiron të jetë i lirë, nuk është popull që del në rrugë të kërkoj armiq mes policëve, por popull që dëshiron të jetë i lirë në shtetin e vet” tha Aleksandar Neshkovski, vëllai i Martinit të vrarë.

Aleksandar Neshkovski gjithashtu iu bëri thirrje institucioneve të tregojnë virtyt dhe të fillojnë ta kryejnë punën dhe theksoi se pret drejtësi dhe epilog juridik.

Protestuesve të grumbulluar iu bashkëngjit edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili u prit me parullat “Ne nuk jemi parti, ne nuk jemi parti”. Më pas, protestuesit së bashku me Zaevin, i cili nuk ishte në radhët e parë u drejtuan para MPB-së.  Protestuesit duke brohoritur “STOP brutalitetit policor”, “Të mos harrohet vrasje” kërkuan të involvuarit në fshehjen e rastit të nxirren para gjykatës dhe drejtësia të del në shesh.

Pas përfundimit të protestës, prej orës 20 me temë “Mirupafshim Nikolla”, në Kampin e Lirisë fjalim do të mbajnë Pavle Bogoevski, Irena Ristiq, Vasko Lazarevski dhe Edmond Ademi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.