Kjo është një goditje e madhe për arsimin. Sistemet tona nuk janë të përgatitura për kriza të këtilla, për situata të këtilla të paparashikuara. Ne jemi jashtë rrjedhave moderne të mësimit. Teknikisht jemi të pajisur relativisht, por vetë modelet dhe qasjet nuk i zbatojmë. Keni profesor në Fakultetin Filozofik të cilët akoma shkruajnë me shkumës”, deklaroi për Meta, profesori i pensionuar universitar dhe sociologu, Ilija Aceski, shkruan Meta.

Ai është i shqetësuar që momentalisht nuk është problem teknologjia, por sa është i gatshëm materiali që të përcillet online. Disa vite më pas, i ka inkurajuar kolegët të fillojnë t’i vendosin materialet në formë elektronike, përkatësisht gjithçka që mund të vendoset në internet si përmbajtje për lëndë të caktuar. Ka propozuar edhe idenë që të përcillet materiali në gjuhën angleze. Por, e gjithë kjo atyre u është dukur si komplikim shtesë i punës dhe për këtë është hedhur poshtë ideja.

“Njerëzit nuk duan që ta prishin rehatinë e tyre. Këtu është problemi. Si t’ua prishni rehatinë njerëzve që funksionojnë ashtu tash më 20 vite? Është e pamundur”, tha profesori.

Ai potencoi faktin se një numër i madh i profesorëve nuk kanë skicë elementare për lëndën e tyre.

“Ja, urdhëroni. Atë që e kam ligjëruar gjatë gjithë vitit, në formë elektronike. Mund ta diskutojmë atë a ia vlen ose jo, por nëse nuk e keni për çfarë do të diskutoni? Disa kolegë thonë “mirë është, kemi libra”. Po, por si t’ia bëjmë që ato të gjenden lehtë? Duhet t’i adaptoni dhe transportoni drejt grupeve të targetuara. Tani për së shpejti do të gjendet ndonjë material, por nuk është ajo esenca. Për këtë, çdokush që 5-10 vitet e kaluara ka punuar në këtë fushë, duhet atë ta ketë të përpunuar edhe në versionin elektronik, që të jetë menjëherë i qasshëm në situata të këtilla”, shtoi ai.

Aceski vlerëson se edhe prej këtu del korruptimi i fakulteteve, se profesorët nuk bëjnë asgjë në lidhje me këto probleme.

“Është e thjeshtë. Nuk investoni përpjekje, vetëm eja në provim dhe ajo është e gjitha, ka ose jo ligjërata shkruani notën dhe aq. Por tani nuk ka ku, jemi zënë ngushtë. Tani duhet të bëhet diçka”.

Praktika tregon se një pjesë e madhe e profesorëve universitar funksionojnë në një mënyrë, që në këto momente të krizës krijojnë edhe më shumë komplikime.

“Keni profesor që 20-30 vite kanë punuar në një mënyrë të vetme. Çfarë do të parashtroj ai tani në atë platformë, nëse nuk ka përgatitur asnjë gjurmë elektronike online nga materiali që mund të përdoret në moment të krizës? Çfarë do të parashtroni tani si përmbajtje? Kur nuk keni program mësimor, nuk keni literaturë moderne më të re. Për disa lëndë, librat janë prej para 30-40 viteve. Ato janë fakte trishtuese”, tha profesori.

Sipas tij, ka përjashtim të profesorëve të cilët japin përpjekje, kanë tentime dhe kërkojnë alternativa për përcjelljen e diturisë përmes veglave online, por ato nuk e përbëjnë tërësinë.

“Si do të arrij t’i publikoj ato përmbajtje profesori që ligjëron 4-5 lëndë? Po, ai do të ndërthur ndonjë material – por nuk është esenca aty. Ajo që me vite është fshehur dhe nuk është parë si problem, tani është e dukshme. Nuk ka ikje – duhet të ballafaqohemi”, vlerëson ai.

Por, rrënjët e problemit i loçon edhe në ato segmente themelore. Fillimisht e përmend faktin se edhe faqet zyrtare të fakulteteve të Shën Cirili dhe Metodij nuk ja u japin informatat bazë që u nevojiten studentëve. Ndërsa, tani përnjëherë kërkohet që të shkohet përmes mënyrës elektronike.

“Kur të hapni faqen e Fakultetit Filozofik, duket sikur letërnjoftim. Emri i fakultetit, aty këtu ndonjë informatë dhe aq. Informata të tjera, përveç përmbajtjes së përgjithshme të një faqe apo dy, nuk ka. Për disa profesor nuk ka as fotografi në faqe. Nuk ka asnjë përmbajtje, sikur të mos ekzistonte”, sqaroi profesori.

Ai i përmendi edhe fillimet e vendosjes së sistemit të Bolonjës. Thotë se, atëherë ai ishte perceptuar si sistem me ligjërata të shpejta, ku gjithçka duket më thjeshtë sepse në atë mënyrë, lëndët bëhen një semestrale, ndërsa materiali shkurtohet sa më shumë të jetë e mundur.

“Atëherë edhe u shpikën shumë lëndë. Për 8 semestra keni program me 50 dhe 60 lëndë. U shpik që profesori të ketë nga 20-30 lëndë. Si mundet ai të ketë ligjërata javore me 20-30 orë? Normal se mundet? Kjo krizë ka shfaqur problemin në sipërfaqe, si uji që nxjerrë mbeturinat në breg. Tani kur do të vendosen përmbajtjet, do të shihet mosgatishmëria”, sqaroi ai.

Profesori është i bindur se thellësia e krizës do të vij në shprehje më pas.

“Çfarë të reformoni në ndërtesën e rrënuar? Ne jemi tani në situatë të ndërtesës së rrënuar, ndërsa flasim se me çfarë ngjyre t’i vendosim fasadës apo çfarë dritare të vendosim? Nuk mundet ashtu në arsim. Të diskutojmë për detaje, ndërsa nuk ka themele, nuk ka shtylla dhe baza. Është fakt se sistemi ynë arsimor nuk është i gatshëm për këtë sfidë dhe duhet të dalim më të zgjuar dhe më të mençur nga kjo. Ndërsa, forca e sistemit aktual, përkatësisht se si do të reagoj ai në situata krize, do të shihet pasi të ndodh kaosi”, tha profesori.

Ndryshe, Qeveria ka miratuar urdhëresa për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, me të cilat mësimet dhe vlerësimet organizohen prej në shtëpi. Është paraparë që ligjëratat, ushtrimet, vlerësimet, testimet apo mësimet individuale të zhvillohen online.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/