Gjenerata e njëzetë e studentëve të Universitetit shtetërorë të Tetovës

-

Mbi një mijë studentë të USHT-së hodhën kapelat për mbarimin e studimeve të tyre. Manifestimin e përcillnin familjarë, e profesorë të ndryshëm. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi, ka uruar studentët për suksesin e arritur në katër vite, ndërsa për USHT-në ka premtuar përkrahjen e nevojshme institucionale. Rektori i USHT-së Vullnet Ameti, tha se dita e sotme është e veçantë për USHT-në sepse sot kurrorëzohet me sukses përfundimi i studimeve për 1446 studentëve.

Prej gjithsej 11 fakulteteve që funksionojnë në përbërje të Universiteteve janë evidentuar rreth 1500 absolventë ndërsa në ceremoninë ishin prezent afër 900. Manifestimi ishte i pasuruar me program muzikor ndërsa përfundoi me hedhjen tradicionale të kapelave në ajër nga absolventët.