Çrregullimet e trafikut janë një dukuri e përditshme në Shkup dhe qytete të tjera të vendit, por disa statistika tregojnë se numri i makinave që lëvizin në qytetet tona vetëm sa do të fillojë të rritet. Vendi ynë është në fundin e Evropës me mezi 195 vetura pasagjerësh për 1.000 banorë, numërime që janë bërë në vitin 2017, njofton Meta.mk.

Përkundër llogaritjes së Entit shtetërore të statistikave, të dhënat e EUROSTAT tregojnë se Maqedonia është larg nga niveli mesatar i motorizimit në Bashkimin Evropian, ku para dy vitesh kishte 500 makina pasagjerësh për 1.000 banorë. Në nivelin evropian, pas nesh është vetëm Turqia me 149 vetura për 1.000 banorë.

Të dhënat nga secili vend rrjedhin nga numri i makinave të regjistruara atje. Maqedonia mund të lavdërohet me numër të madh të automjeteve me targa të huaja që lëvizin nëpër rrugë, të cilat nuk hyjnë në këtë evidencë zyrtare. Në fund të vitit 2017, pa makinat me targa Bullgare, kishte 403,316 vetura, nga të cilat mbi 144,000 kanë qenë të regjistruara në territorin e Shkupit. Gjithashtu, në këtë numër nuk janë përfshirë veturat që qarkullojnë nëpër rrugë, por që nuk janë të regjistruara. Kjo do të nënkuptojë që shkalla e motorizimit të qytetarëve të Maqedonisë është pak më e lartë se statistikat zyrtare.

Rritja e vazhdueshme e numrit të makinave të regjistruara ndër vite në Maqedoni duhet të jetë shqetësuese, por parashikimi për numrin e veturave që duhet të arrijmë ende në vitet në vazhdim është edhe më i keq, duke pasur parasysh të dhënat nga disa vende të Evropës Lindore.

Të dhënat e EUROSTAT tregojnë se Bullgaria kishte 272 vetura për 1.000 banorë në 2007, një dekadë më vonë ky numër është rritur në 393.

Shembull tjetër më drastik është Polonia, si një nga vendet evropiane me një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme ekonomike. Në vitin 2007, mesatarisht 383 nga 1.000 polakë kishin veturë, ndërsa në vitin 2017 shkalla e motorizimit u rrit në 593 vetura pasagjerësh për 1.000 banorë.

Përvojat e vendeve tjera evropiane tregojnë se ndërtimi i infrastrukturës është vendimtare për tejkalimin e bllokimeve të trafikut që rrjedhin nga rritja në rritje e numrit të makinave. Përveç nevojës për të ndërtuar rrugëve të reja në qytete dhe nëpër të gjithë vendin, Maqedonia do të duhet t’i kushtojë shumë më tepër vëmendje zhvillimit të transportit publik nëse nuk planifikon që trafikun rrugor dhe jetën në qytete t’i sjellë në kolaps.

Të dhënat nga Entit shtetëror i statistikave tregojnë se transporti brenda qytetit dhe periferisë në vend, në periudhën 2000 dhe 2018 është zvogëluar për 40 milionë pasagjerë. Zvogëlim konstant të numrit të pasagjerëve të transportuar ka edhe në transportin publik në Shkup.

Përveç se çrregullimet e trafikut nëpër qytetet e Maqedonisë do të vazhdojë të rritet, rritja e numrit të makinave në të ardhmen do të krijojë një problem edhe më serioz me mungesën e hapësirave të parkimit.