fbpx

Hekurudha deri në Aeroportin e Shkupit ka ekzistuar deri në vitin 1980, në trase sot ka vetëm hedhurina

-

Aeroporti i Shkupit ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore deri në hekurudhën Shkup – Kumanovë, deri në vitin 1980, prej kur është ndërprerë funksionimi. Aeroportit ushtarak “Petrovec” është furnizuar me karburant për aeroplanët, nëpërmjet kësaj hekurudhe, por pas vitit 1980 në stacionin Milladinovci ka qenë i ndërtuar karregjata ushtarake dhe tubacioni për transfer të karburanteve në cisternat aeroportit, i konfirmojnë për “Meta.mk” këto informata nga Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e RMV-së.

Pasi shfrytëzimi i hekurudhës është ndërprerë, binaret e hekurudhës që kanë çuar drejt aeroportit janë çmontuar. Komunikacion hekurudhor me udhëtarë deri në aeroport asnjëherë nuk ka qenë i organizuar nëpërmjet kësaj hekurudhe. Nga ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore thonë që nëpër trasenë e hekurudhës së mëhershme deri në aeroport janë hedhur materiale nga objektet e sapondërtuara në lagjen Ilinden.

Lidhja e mëhershme hekurudhore me aeroportin e Shkupit ka ekzistuar ndërmjet stacioneve Milladinovc dhe Ilinden. Nga NP për infrastrukturë hekurudhore pohojnë që ekziston zgjidhje më e mirë për ndërtim të lidhjes së ardhshme hekurudhore të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, me pikë të nisjes nga stacioni Ilinden dhe gjatësi të hekurudhës së ardhshme prej rreth 6,5 kilometra.

Sipas strategjisë nacionale për transport për periudhën 2018 – 2030, për instalim të linjës së drejtpërdrejtë hekurudhore nga Shkupi deri në aeroport do të nevojiten 30 milionë euro. Dokumentacioni i projektit dhe fizibiliti studimi për realizim të projektit për tren deri në aeroport fillimisht duhet të hartohen, për çka qeveria do të kërkojë financa nga jashtë.

Nëse futet treni deri në aeroport, nga qendra e Shkupit deri aty do të mbërrihet dy herë më shpejtë në krahasim me linjën ekzistuese të autobusit, por edhe katër herë më lirë. Treni i ardhshëm deri në aeroport mund të bëhet pjesë e stacionit hekurudhor të paramenduar urbano-periferik të Shkupit, që si i tillë do të mund të sigurojë lidhje të aeroportit me linja të rregullta edhe me Kumanovën.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.