fbpx

Gruevski: Populli mund të thotë vlerësimin për Raportin

-

Maqedonia  për të shtatin vit me radhë merr rekomandimin nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri Nikolla Gruveski, pasi që nga ambasadori i BE0së në Maqedoni, Aivo Orav pranoi raportin e progresit të vendit të eurointegrimeve.

Gruveski tha se raporti politik vlerëson karakteristikat e Maqedonisë nëpërmjet prizmit të interesave të BE-së dhe shtoi se populli në zgjedhjet e prillit vitin e ardhshëm do të jep raportin e evt.

-Gjithsesi për temat e përfshira në raport vlerësimin më të mirë mund ta jep populli, sepse pikërisht populli në vendin tonë i di sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohet,   njeh të gjithë protagonistët dhe rrethanat, dhe vlerësimin, përkatësisht raporti i popullit do të vijë zgjedhjeve të radhës, dhe këtu gjithçka do të jetë e qartë dhe çdokush do ta ketë të qartë se  në këtë shtet është pikërisht populli ai që vendos- tha Gruveski.

Kryeministri theksoi se në raport ka edhe vërejtje pozitive, mirëpo janë shënuar edhe fusha në të cilat nuk ka progres të mjaftueshëm.

“Ka kritika, por fakti që rekomandimi ekziston, do të thotë se raporti përmban vërejtje dhe vlerësime pozitive. Shënon edhe sfera ku ka përparim të pamjaftueshëm, përkatësisht ka edhe kritika, por fakti që ekziston rekomandimi do të thotë se momentet pozitive kanë peshuar më shumë në vlerësimin e KE-­së në pikëpamje të përmbushjes së kritereve. Shpresoj që pas plotësimit të kritereve, pas mbarimit të zgjedhjeve në prill 2016 nuk do të hasim në pengesa të reja dhe kushte për mos marrjen e datës për bisedime – theksoi Gruevski, duke shtuar se “status quo” situata në integrimet euroatlantike është në dëm të shtetit.

Maqedonia, siç tha Gruevski, pret zhbllokimin e proceseve të integrimeve evropiane dhe marrjen e datës së bisedime, që do të paraqet konfirmim të të gjithë asaj që është bërë deri më tani.

-Qeveria hollësisht do të analizojë Raportin e Komisionit. Vlerësimit, vërejtjet dhe rekomandimit e dhëna, sikurse tani paraqesin udhërrëfim për të gjitha aktivitet e Qeverisë në të ardhmen për procesin aderues,të cilët do të shndërrohen në masa konkrete plotësuese gjatë azhurnimit të plan veprimit  qeveritar për reformat emergjente dhe Programit kombëtar për miratimin e të drejtës së BE-së. Realizimi efikas i këtyre dokumenteve mbetet obligim me prioritet i Qeverisë- tha kryeministri.

Grevski iu kthye edhe çështjes së emrit dhe përsëriti gatishmërinë e qeverisë së Maqedonisë për zgjidhje në kuadër të kornizës  të së drejtës ndërkombëtare të definuar nga Kombet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Duam të kemi një proces më aktiv dhe më intensiv në nivel më të lartë politkë. Koha  dëshmoi se zgjatja e zgjidhjes të kësaj çështjeje nuk është në dobi të askujt, mirëpo e rëndësishme është të theksohet se çfarëdo kushtëzime joproporcionale dhe jokonvencioale  nuk do të kontribuojnë  për të zgjidhur këtë çështje kaq të rëndësishme për vendin tonë- tha Gruveski, duke shtuar se Maqedonia mbetet të zhvillojë masat për të cilat jemi marrë vesh, për ndërtimin e besimit me Greqinë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.