Nuk ka marrëveshje- bisedimet vazhdojnë nesër

Pa marrëveshje ka përfunduar sesioni maraton i bisedimeve që i zhvilluan grupet e punës me ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav për reformat në media dhe pastrimin e listës së zgjedhësve.

Ambasadori i SHBA-së, Bejli tha se nuk është i zhgënjyer sepse ndonjëherë që të arrihet marrëveshje nevojitet kohë më e gjatë.

“Kishim debat konstruktiv prej pesë orëve dhe mbaruam punë të mirë. S’mund të njoftoj nëse është arritur marrëveshje, por mund të them se do të vazhdojmë me bisedime. Nuk jam i zhgënjyer sepse ndonjëherë që të arrihet marrëveshje nevojitet kohë më e gjatë”- tha Bejli.

Përfaqësuesit e partive politike sot dhanë edhe deklarata dhe vlerësime për bisedimet që vazhdojnë nesër.