fbpx

Lajçak: S’mund të jini të sigurt se do të zbatohet marrëveshja e Przhinos

-

Ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në intervistë për “Meta” vlerëson se nuk ekzistojnë garanci se marrëveshja e Przhinos do të zbatohet dhe shtoi se mos- zbatimi i saj do të nënkupton luajtje bast me perspektivën evropiane të qytetarëve.

*Cilat janë mekanizmat për garanci se marrëveshja e Przhinos do të zbatohet dhe respektohet?

“S’mund të jini të sigurt se marrëveshja do të respektohet. Palët që firmosën duhet të jenë të sigurt se do të zbatohet. Ne duam të shohim implementim duke filluar me hapin e parë siç parasheh marrëveshja. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet për shkak të ardhmërisë evropiane të vendit. Kjo nuk guxon të jetë marrëveshje që njëra palë shfrytëzon për të sulmuar palën tjetër sepse në këtë rast marrëveshja do të dështojë.

*A jeni të bindur se porosia është kuptuar?

“Epo, jam i bindur se është përcjellë dhe shpresoj se ishte qartë e kuptuar dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, se do të kuptohet nga të gjithë palët, liderët politik dhe partitë në vendin tuaj.

*E nëse nuk respektohet?

“Atëherë duhet të dinë se po luajnë me perspektivën evropiane të njerëzve. Ju meritoni perspektivë evropiane, shihni se si pjesa tjetër po avancon, mendoj se kjo duhet të jetë alarm për ata që janë përgjegjës për perspektivën dhe të ardhmen e shtetit”.

*A do të shfrytëzohet kjo qeveri e bashkimit nacional që të zgjidhet të paktën çështja e emrit?

“Duam të shohim avancim në lidhje me çështjen e emrit. E kuptojmë rëndësinë e kësaj çështje. Ka mekanizëm, ky mekanizëm po respektohet gjegjësisht procesi që po zhvillohet në KB dhe ju bëjmë thirrje të dyja palëve që të respektohet ky mekanizëm”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.