fbpx

Piter Fejt: Bisedat zbulojnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut

-

Ekzistojnë indikacione të qarta se në Maqedoni ka keqpërdorim të pushtetit, por BE-ja nuk mund ta thotë derisa nuk vjen deri te një hetim serioz mbi përmbajtjen e bisedave që i publikon opozita. Kështu është shprehur diplomati Piter Fejt në programin e parë të Radios holandeze NPO që është pjesë e servisit publik të këtij vendi. Sipas tij, regjistrimet zbulojnë shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut dhe manipulime zgjedhore. Për tejkalimin e krizës dhe mbajtjen e rekomandimit për negociata, sipas tij, duhet të ketë hetim gjyqësor dhe të ripërtërihet jeta parlamentare në vend, por edhe të shmanget tensioni në plan ndëretnik.

‘Qeveria duhet të kuptojë se duhet të bashkëpunojë në hetimin dhe ndërmjetësimin e BE-së dhe të ndërpresë mohimin e fakteve’, ka thënë  diplomati Piter Fejt.

Në pyetjen kush duhet ta udhëheq hetimin, Fejt përgjigjet se BE-ja duhet të përcaktohet nëse sistemi gjyqësor në Maqedoni mundet normalisht të funksionojë ose është e nevojshme ndihmë ndërkombëtare. Ai thotë se qëllimi i negociatave me ndërmjetësim evropian në Bruksel është që të arrihet një marrëveshje në të cilën, për shembull, do të vinte deri te një pajtueshmëri për qeveri kalimtare në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Sipas Fejtit, nuk duhet të dramatizohet pjesa rreth stabilitetit ndëretnik.

‘Bisedova me politikanë shqiptar të cilët i njoh nga më herët. Tek ata nuk ka interes ta shfrytëzojnë këtë krizë për prishjen e stabilitetin’, ka shtuar Fejt

Për incidentin e fundit në Gushincë, Fejt thotë se versioni zyrtar mund të jetë i saktë, por mund të jetë edhe provokim. Raportet ndëretnike, thotë ai, duhet të mbikëqyren pa u harruar perspektiva më e gjerë, siç është anëtarësimi në BE. Për bllokadën greke, Fejt thotë se në tryezën e bisedimeve ka zgjidhje kreative. Sipas tij, BE-ja është preokupuar me problemet e emigrantëve dhe me Ukrainën dhe do të bëjë gjithçka që të shmanget edhe një krizë serioze në Ballkan. Megjithatë, duhet të kenë kujdes mos të krijohet njëlloj rezistence ndaj Brukselit i cili do të mund ta drejtojë vendin në duart e Putinit ose të tjerëve, thotë Fejt, duke përfunduar se në rrjedh është një lojë e ndërlikuar diplomatike për mbajtjen e Maqedonisë në rrugën e stabilitetit dhe Evropës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.