fbpx

Autoritet maqedonase janë më të fshehtë rreth kamikazit në Pairs

-

Shtetasi i Sirisë Ahmed Almuhamed, për të cilin supozohet se është njëri nga terroristët në Paris, ka kaluar nëpër territorin e Maqedonisë, akoma mbetet misteri, për të cilën autoritetet maqedonase ende po heshtin.

Greqia dhe Serbia dje konfirmuan se personi me këtë identitet, i cili ka kaluar nëpërmjet të ashtuquajturës marshutës ballkanike së refugjatëve, është regjistruar nga shërbimet e tyre dhe për Almuhamedin nxorën data dhe të dhëna të sakta .

Asnjë reagim s’ka nga autoritet maqedonase, para se gjithash nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila është kompetente për regjistrimin e imigrantëve që kalojnë npër vendin tonë dhe dhënien e lejeqëndrimin për 72 orë.

Në këtë rast ka dy skenarë të mundshëm: ose Ahmedi ka qenë i regjistruar – ose nuk ka qenë. Mirëpo, si për njërin ashtu edhe për tjetrin nuk ka vërtetim zyrtar nga MPB-ja, po as nuk përmendet se autoritet franceze kanë kërkuar informacione nga Maqedonia për lëvizjen e terroristëve.

Burime që kanë të bëjnë me këtë rast për “Meta” thonë se Almuhamedi, me siguri ka kaluar nëpërmjet territorit maqedonas, mirëpo ka gjasa që mos jetë regjistruar fare, sepse një pjesë e madhe e imigrantëve të cilët hynë në vend nuk regjistrohen për shkak të “vrimave” të kufirit jugor, që nga forcat e sigurimit shumë vështirë mund të kontrollohen.

-Mundet që  ai mos të jetë regjistruar fare në vend, sepse një numër i lartë i imigrantëve që hynë në vend, nuk regjistrohen dhe nuk marrin vërtetime, këtu ka dy shkaqe. Njëri nga këto është se jo të gjithë imigrantët nuk hynë nëpërmjet kuotës 59 të cilën e kontrollojnë policia dhe ushtria dhe ku pranohen imigrantët që hynë në Greqi. Përkundrazi hynë edhe nëpërmjet Dojranit dhe vendeve të tjera shpërndahen dhe grupohen në vend. Shkaku tjetër është se kur grekët  menjëherë do të lëshojnë një numër të madh të imigrantëve, shërbimet e kufirit jugor jo të gjithëve ju jep vërtetime. Tjetër gjë është kur do të hyjnë 2000 -3000, e tjetër gjë është kur kjo shifër tejkalohet. Nëse themi, grekët menjëherë kanë lëshuar 5.000 njerëz, mund të regjistrohen 50 për qind e tyre. Nëse janë afro 10.000, përqindja e imigrantëve të regjistruar është shumë e vogël- thonë për “Meta” burime të besueshme.

Problemi tjetër është se në vend nuk bëhet daktiloskopim ( marrja e shenjave të gishtave) të imigrantëve, me çka nuk mund të bëhet identifikimi pozitiv dhe të krahasohen të dhënat, thonë nga burimi  ynë, i cili shton se një projekt i këtillë është nisur dhe duhej të financohej me para të Bashkimit Evropian, mirëpo në fund nga kjo s’ka dal gjë.

Nëse Almuhamed  ishte regjistruar në vend, këtë të dhënë kompetentët do të mund të gjejnë shumë lehtë, sepse shërbimet greke dhe serbe dolën me data të sakta për qarkullimin e tij nëpër vendet e tyre.

Ministri grek  i politikës së migrimit, dje në një konferncë për shtyp tregoi të gjitha dokumentet nga regjistrimi i Almuhamedit në Greqi, me fotografi dhe shenjat e gishtave.

Sipas Muzales, ai në Greqi ka arritur nga Turqia më 3 tetor, me anije  në të cilën ka pasur edhe 198 refugjatë të tjerë. Ai ka qenë regjistruar dhe identifikuar në ishullin Leros, ku i janë marrë shenjat e gishtave. Ka marrë dokument, përkatësisht lejeqendirm prej 6 muajve në Greqi. Disa ditë më vonë, Almuhamed ka arritur në kufirin e Maqedonisë, e pastaj është futur në Serbi. Më 7  tetor siç shkruan gazeta serbe “Blic” ai ka qenë i regjistruar në Preshevë, dhe që atje ka vazhduar drejt Kroacisë. Atje ka qëndruar rreth gjashtë orë, prej ku ka kaluar në Hungari e pastaj në Austri.

Pasaporta me emrin e tij është gjetur afër trupit të njërit nga terroristët që janë hedhur në erë në afërsi të “Stade de France”, ku të premten u luajt ndeshja miqësore mes kombëtares së Francës dhe Gjermanisë. Shërbimet franceze, ndërkaq, akoma kontrollojnë se pasaporta e gjetur është e terroristit, se a bëhet fjalë për dokument origjinal, ose siç shkruajnë mediat botërore, me qëllim është  vendosur afër terroristit që të nxitet akoma më shumë anatgonizmi i Evropës kundër refugjatëve.

Gazeta serbe “Politika”  para një muaj shkruante se Serbia është vendi i vetëm ku në të ashtuquajturën marshutë ballkanike, polica imigrantëve iu bënë daktilokopinë.

“Meta” dje nga MPB-ja kërkoi, por nuk mori përgjigje për pyetjet: A kanë kërkuar autoritet franceze informacione nga autoritet maqedonase, MPB-së për qarkullimin e shtetasit sirian? A ka kaluar nëpër territorin e Maqedonisë dhe a ka vërtetim për këtë? MBP-ja a mban regjistër (bazë) të të dhënave, (shenja të gishtave, fotografi etj.) për imigrantët që kanë kaluar nëpër territorin e vendit dhe të cilëve i është dhënë vërtetim për të kërkuar azil?  A janë ngritur masat e sigurisë në kufirin jugor dhe verior dhe a ka kontrolle më të mëdha gjatë hyrjes ose daljes së imigrantëve në Maqedoni dhe jashtë saj.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.