Kalimi kufitar Evzoni edhe më tej i mbyllur, në Mexhitli dhe Dojran pritet nga 1 orë


       
Shkup, 5 Shkurt, 2017 - 15:16 (META) 

Kalimi kufitar Evzoni në kufirin maqedonas- grek edhe sot, për të shtatën ditë me radhë, është i mbyllur për trafik për shkak të grevës së bujqve grek. Për trafik janë të mbyllur edhe kalimet Dorjan dhe Mexhitli, kur për shkak të frekuencës së shtuar ka pengesë prej të paktën 1 orë, njoftojnë nga LAMM.

Në kalimet tjera kufitare, përveç në kalimin kufitar Bogorodicë, nuk ka pritje të gjata për hyre- dalje.

Trafik nëpër rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimri nëpër akset e lagura ndërsa intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë qytetit është mesatar. Mjegull me shikueshmëri prej 50 deri 100 m ka në akset rrugore drejt Tetovës, Shkupit dhe Katlanovës.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, të përshtatur me shpejtësinë e lëvizjes dhe respektimin sinjalizimit të vendosur të trafikut.