fbpx

Përfaqësues të PPE dënuan përpjekjen e LSDM-së për marrje jodemokratike të pushtetit

-

Dyzet e nëntë përfaqësues të Partisë popullore evropiane (PPE) firmosën deklaratën me të cilin dënojnë përpjekjen për marrje jodemokratike të pushtetit në Maqedoni.

“Shprehim shqetësimin tonë për ngjarjet më të reja për situatën politike në Maqedoni, në veçanti për sjelljen të papërgjegjshme të opozitës”, thuhet në deklaratë, autor i të cilës është kryetari i PPE në Këshillin e Evropës, spanjolli Pedro Agramunt.

Përfaqësuesit e PPE theksojnë se mbështetin integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, por shtojnë se euro –integrimet e vendit janë përgjegjësi e përbashkët të pushtetit dhe opozitës.

“Theksojmë se zgjedhjet parlamentare në Maqedoni ishin të lira dhe korrekte, siç edhe theksohet në raportet e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Kuvendi parlamentar i Këshillit të Evropës”, thuhet në deklarim.

Nënshkruesit e deklarimit dënojnë kërcënimet e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev drejt kryeministrit Nikolla Gruevskit si dhe përfshirjen e shërbimeve të huaja sekrete në përgjimin ilegal të bisedave telefonike të zyrtarëve më të lartë të shtetit.

“Vetëm argumentet politike dhe programet në bazë të votave të qytetarëve janë mënyrat demokratike që të fitohen zgjedhjet. Kërkojmë të ripërtërihet dialogu politik dhe sjellja me përgjegjësi e opozitës, kthimi i deputetëve opozitar në Kuvend që tërësisht t’i shfrytëzojnë mandatet e tyre parlamentare, procese të lira dhe të pavarura, të zbatuara në përputhje me standardet më të larta evropiane si dhe procedurë transparente” thuhet në deklarimin ku thirret opozita t’i respektoj rregullat demokratike të sistemit politik.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.