fbpx

Stanishev: Kriza do t’i rrezikoj euro- integrimet e Maqedonisë

-

Socialistët evropian konsiderojnë se fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE mund të ketë ndikim pozitiv ndaj vendeve dhe të ofroj nxitje për përparim në fushat problematike, përfshirë edhe çështjet e hapura dypalëshe, deklaroi zëvendës- kryetari i Komitetit të përbashkët për bashkëpunim parlamentar të BE-së dhe Maqedonisë, euro- deputeti bullgar dhe lideri i PSE, Sergej Stanishev.

-Ky vendim, megjithatë, nuk do të jetë “dhuratë”, por pasojë e rezultateve të arritura nga kriteret e qarta- deklaroi Stanishev, para vizitës së sotme në Shkup.

Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropian dje miratoi raportin e përparimit të Maqedonisë dhe për herë të nëntë rekomandon deri tek Komisioni për fillimin e bisedimeve për anëtarësi në BE. Rekomandimet e deritanishme kanë ngelur pa u realizuar për shkak të kontestit e emrit me Greqinë, si dhe për shkak të mungesës së zhvillimit në fushën e raporteve të mira ndër- fqinjësore, shkruan “Ofnjuz-i” bullgar.

Euro- deputetët, siç nënvizon portali, megjithatë, kanë dërguar edhe kritika serioze ndaj polarizimit aktual politik, gjyqësinë, lirinë e mediumeve, dukuritë e nacionalizmit ekstrem, që i thellon linjat e ndarjes së shoqërisë e tjerë.

Stanishev, gjithashtu, vlerëson se tek qeveria maqedonase ka vullnet të vërtetë për hapa praktik ndaj pjesëmarrjes së përbashkët të datave të rëndësishme dhe figurave historik, interpretim objektiv të historisë. Ai, në tekstet e propozuar ndaj rezolutës, kërkon t’i kushtohet kujdes edhe përgjegjësisë së Qeverisë për të siguruar dialog me opozitën dhe shoqërinë civile, në veçanti gjatë miratimit të legjislacionit të ri dhe ndryshimeve kushtetuese.

Stanishev vlerëson se ngjarjet e fundit politike në vend i vënë nën pikëpyetje parimet demokratike dhe vlerat e Maqedonisë.

-Publikimet e liderit të partisë opozitare, Zoran Zaev për përgjime masovike, kontroll ndaj mediumeve dhe parregullsi tjera, i vënë në pikëpyetje jo vetëm përparimin e Maqedonisë kah euro- integrimet, por edhe parimet elementare dhe vlerat demokratike. Mbajtja e hetimit të pavarur dhe objektit për këtë rast do të jetë test serioz jo vetëm për sistemin gjyqësorë, por gjithashtu, edhe për lirinë e mediumeve në vend. Thellimi i trazirave politike mes qeverisë dhe opozitës pengon mbajtjen e dialogut konstruktiv politik ndërsa vendi i tij është në Kuvend. Mungesa e opozitës në Parlament cenon legjitimitetin e politikave aktuale dhe pranimin e legjislacionit; që të dyja palët kanë përgjegjësi para të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të gjetur rrugëdalje nga kjo situatë në emër të synimit të përbashkët për anëtarësi në BE dhe prosperitet ekonomik dhe social- vlerëson Stanishev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.