KB: Autoritetet maqedonase t’i njoftojnë të gjithë ata që janë përgjuar

-

Komiteti për të drejtat e njeriut pranë Kombeve të Bashkuara në raportin e tij të fundit për gjendjen me të drejtat e njeriut në Maqedoni, i shpallur dje, kërkon nga autoritetet e vendit që t’i njoftoj qytetarët që kanë qenë cak i përgjimeve ilegale, që të mund t’i shfrytëzojnë mekanizmat juridik për shkak të lirisë së shkelur.

“Shteti duhet të ndërmerr masa të nevojshme që të sigurohet se aktivitetet e saj për ndjekjen janë në pajtueshmëri me obligimet e dokumenteve ndërkombëtare, në veçanti duhet të ndërmerren masa që të sigurohet se çdo përzierje në të drejtat e privatësisë është në pajtueshmëri me parimet e ligjit, proporcionalitetit dhe nevojës. Gjithashtu, duhet të sigurohet se personat që janë përgjuar ilegalisht, në mënyrë sistematike janë informuar për këtë dhe kanë qasje deri tek ilaçet përkatëse juridike” thuhet në përfundimet e Komitetit për të drejtat e njeriut pranë KB.

Në përfundimet gjithashtu përmendet shqetësimi në lidhje me raportet për brutalitetin policor dhe përdorimi tejmase i forcës nga forcat e ngarkuara për zbatimin e ligjit.

Në raport janë përmendur edhe rezultatet për ndarje selektive të parave publike nëpër mediumet dhe mungesa e “funksionimit të pavarur të Këshillit të agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale, që sipas raporteve, ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të këshillit nga ana e Qeverisë.

“Në Komitet ekziston shqetësim për shkak të raporteve se gazetarët janë cak i ndjekjeve, kërcënimeve, sulmeve dhe arrestimeve”, thuhet në konkludimet e Komitetit.

Komiteti për të drejtat e njeriut pranë KB-së përbëhet nga 18 ekspertë të pavarur, që e ndjekin praktikimin e të drejtave dhe lirive të garantuara me Paktin ndërkombëtarë për të drejta civile dhe politike, në të gjitha vendet- anëtare të BE-së.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...