fbpx

VMRO DPMNE: Zaev ka kuptuar se fundin e ka më afër sa që mendonte

-

E madhe është frika e Zaevit pasi kuptoi se pas 11 dhjetorit, përveç që LSDM do të jetë humbëse në zgjedhje, por edhe do të duhet të jep përgjegjësi direkte për gjithë atë që ia bëri Maqedonisë, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së, për deklaratën me shkrim të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për bartësit e listave zgjedhjeve të partisë në pushtet.

“Nuk ka më fshehje për Zaevin nga ballafaqimi direkt me Nikolla Gruevskin. Nuk ka ikje për LSDM-në për ballafaqime me vullnetin e qytetarëve dhe të drejtën e tyre demokratike që vet të zgjedhin kush do të udhëheq shtetin. LSDM në krye me kriminelit e falur Zoran Zaev bënte çmos që t’ia shkurtoj këtë të drejtë popullit. Bënte çmos që të mos del në zgjedhje dhe ta mbaj shtetin në agoni dhe krizë të madhe, që të shteroj popullin e më pas të akuzoj pushtetin. Por, kjo do të mbaroj më 11 dhjetor” thuhet në reagimin e partisë në pushtet.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.