Pajtueshmëria   prokurores speciale, Katica Janeva, me propozimin e mbrojtjes së Zoran Verushevskit dhe Gjorgi Lazarevskit, të akuzuar për rastin “Puçi”, që të dalin nga paraburgimi, nxiti reagime  të ashpra nga partia në pushtet, VMRO-DPMNE e cila paralajmëroi se Janevës “Mund që t`i rezistoj populli”, gjegjësisht Shoqatës Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë- ShQMM (GDOM)

Analisti Aleksandar Pandov, anëtar i  Shoqatës Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë, e cila derisa LSDM-ja publikonte “bombat” mbanin tribuna nëpër qytetet e vendit, dje në një deklaratë për edicionin informativ të  TV “Sitel”,  theksoi se “ është çështje kohe se kur Janevës do t`i mblidhet populli”- Supozoj se ajo nuk e ka të qartë se popullit në Maqedoni i ka ardhur në maje të hundës edhe nga “bombat” edhe nga Verushevski edhe nga njerëzit e padurueshëm nga Murtino edhe prej ku do qofshin, është çështje kohe se kur do t`i mblidhet populli para Prokurorisë së saj Speciale, dhe atij t`i jap përgjigje se pse po vepron dhe nuk po i kërkon ato 600.000 bisedime nga njëra anë, dhe nga ana tjetër si i jep të drejt ajo vetes që punën e parë për ta bërë ta liroj Verushevskin”, deklaroi Pandov.

Dy ditë para kësaj deklarate, anëtari i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, theksoi se VMRO-DPMNE tanimë nuk beson në pavarësinë e Janevës dhe se VMRO-DPMNE shpreh një rezervë serioze ndaj secilit hap që do ta ndërmarr Janeva në të ardhmen.
“Atë që Zoran Zaev e porositi dhe urdhëroi, Verushevski të lirohet nga paraburgimi, Katica Janeva e realizoi. E turpshme dhe e mjerueshme është lehtësia dhe arroganca me të cilën Janeva, në mënyrë nënshtruese dhe joshëse, të përmbushë kërkesën e Zaevit… U konstatuan të gjitha informatat në opinion për lidhje të ngushtë dhe koordinim ndërmjet Janevës dhe Zaevit, si dhe se Janeva edhe do të veprojë ashpër sipas urdhrit partiak të LSDM-së”, tha Milloshoski të premten e javës së kaluar.
Pra, nëse partia në pushtet dhe simpatizuesit e tyre kështu reagojnë për rast i cili, sipas ligjit, vendos gjykata dhe jo Prokuroria Speciale, si do të reagoje VMRO-DPMNE kur Janeva do të nis që të ngrit akuza kundër funksionarëve të tyre?