Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 nga prokuroria speciale Katica Janeva kërkoi që t’i dorëzojë pasaportën e Zoran Verushevskit dhe Gjorgji Llazarevskin që të mund të vendos për propozimet dhe konstatimin lidhur me abrogimin ose zëvendësimin e masës paraburgim, të dy të akuzuar për rastin “Puçi”, informoi sot Gjykata Themelore Shkupi 1.
“Duke vepruara sipas propozimeve të të akuzuarve, në të cilat nuk thuhet e as propozohet marrja e dokumenteve personale, si dhe me dhënien e konstatimit të prokurores speciale, ku përmenden të dhëna të sakta për dokumente personale me datën deri kur vlejnë, për të cilat thuhet se duhet të merren, duke marrë parasysh se prokurorja nuk ka informuar Këshillin Penal, sesi ka marrë këto të dhëna, e as nuk ka dorëzuar dokumentet personale, për të cilat propozon që të merren, Këshilli Penal iu drejtua asaj që t’i dorëzoj dokumentet në fjalë, ku do të mund të vendoste në bazë të propozimeve dhe konstatimit të dorëzuar” thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.