fbpx
Tag: Vmro-dpmne

tag: vmro-dpmne

Treshja evropiane do të zhbllokoj Marrëveshjen e Përzhinos

Treshja e euro-deputetëve Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit qëndrojnë sot në Shkup për të zhvilluar takime me katër partitë më të mëdha në vend. Ata do të takohen me liderët e dy partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi si dhe me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev. Ndërkohë akoma nuk ka informata se më kë do të...

Kotevski për deklaratën e Zaev për shtyrje të mundshme të zgjedhjeve: 24 prilli është kurora e Marrëveshjes së Përzhinos

Çdo përpjekje që të cenohet qëllimi final i Marrëveshjes së Përzhinos gjegjësisht zgjedhjeve të 24 prillit, është cenimi i marrëveshjes në përgjithësi dhe daljes finale nga kriza politike, thotë për “Meta”, zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski, i pyetur për koment ndaj deklaratës së sotme të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev se me komisarin Han do të bisedoj nëse...

Euro-deputetët do të kenë takime të ndara me liderët politik, Janevën dhe KSHZ-në

Euro- deputetët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl të hënën do të kenë takime të ndara me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, por ende nuk dihet nëse do të kenë takim të përbashkët me ta, mëson “Meta”. Treshja e euro- deputetëve me liderët politik do të bisedojnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes ndërsa parashoihen edhe takime me prokuroren...

BDI: Koha e duhur për zgjidhjen e emrit derisa Maqedonia ka qeveri kalimtare

Ali Ahmeti të premten do të qëndrojë për vizitë në Athinë. Në kumtesën e partisë thuhet se “kryetari Ahmeti dhe ministri i jashtëm grek Koxias do të shkëmbejnë mendime dhe ide rreth marrëdhënieve ndërfqinjësore, çështjeve të hapura midis dy vendeve dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë”. Megjithatë, Ministria e Jashtme e Maqedonisë këtë vizitë e ka cilësuar si partiake dhe se siç thuhet...

VMRO DPMNE: Nëse s’ka zgjedhje deri më 24 prill, nuk vlen Marrëveshja e Përzhinos

Nëse s’ka zgjedhje më 24 prill atëherë nuk vlen Marrëveshja e Përzhinos, thotë për “Meta” zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Ivo Kotevski, pas shkrimeve në mediume se mund të ketë anulim të datës për 26 qershor. Sipas mediumeve, në bisedat me euro- komisarin për zgjerim Han mund të kërkohet anulim apo zhvendosje të datës prej 24 prillit për 26 qershor. “Nuk vjen...

Censurë edhe në internet: MARNET mbron Gruevskin nga faqja “zbogumnikola.mk”

Rrjetit maqedonas akademik hulumtues –MARNET reagoi ndaj konferencës së djeshme të shtypit të zv/ministrit për shoqëri informatike Aleksandar Kiracovski, ku ai akuzoi se rrjeti ka mundësuar vjedhje të domenin “zbogumnikola.mk” që është blerë nga LSDM. Nga MARNET thonë se tanimë pesë vite funksionojnë si institucion i pavarur pa kurrfarë njolle në punën e tyre dhe paraqesin lider në rajonin për...

Përsëri bllokohet puna e KSHZ, polemikë rreth sekretarit të përgjithshëm

  VMRO DPMNE dhe LSDM janë përleshur për emërimin e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ. LSDM-ja opozitare përmes njoftimit, akuzoi partinë në pushtet se qëllimisht anulon afatet dhe me këtë shkel Marrëveshjen e Përzhinos. Edhe pse përfaqësuesit e VMRO DPMNE nuk kanë pasur kurrfarë vërejtje për procedurën, megjithatë penguan emërimin e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ. Nga VMRO DPMNE thonë se partia...

VMRO-DPMNE-ja Janevës po i përgatit protesta dhe rezistencë të popullit?

Pajtueshmëria   prokurores speciale, Katica Janeva, me propozimin e mbrojtjes së Zoran Verushevskit dhe Gjorgi Lazarevskit, të akuzuar për rastin "Puçi", që të dalin nga paraburgimi, nxiti reagime  të ashpra nga partia në pushtet, VMRO-DPMNE e cila paralajmëroi se Janevës “Mund që t`i rezistoj populli”, gjegjësisht Shoqatës Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë- ShQMM (GDOM) Analisti Aleksandar Pandov, anëtar i  Shoqatës Qytetare për...

Sondazh: VMRO DPMNE me përparësi para LSDM-së

Nëse nesër do të kishte zgjedhje, VMRO DPMNE do të fitonte 29,5% e votave ndërsa LSDM 21,4%. BDI do të fitonte 10,2% ndërsa PDSH 4,3%, publikoi agjencia serbe për matjen e rejtingjeve, “Faktor Plus Adria”. Në pyetjen për kë do të votonin, 15,4% nuk janë përgjigjur ndërsa të përmbajtur do të votonin 14,9% e të anketuarve. Në pyetjen çfarë mendimi kanë...

Zgjedhjet: LSDM taktizon, VMRO DPMNE këmgëngul ndërsa Han do të intervenoj

Sipas rrethanave, as pushteti e as opozita nuk mendojnë për shtyrjen e zgjedhjeve pas disa shkeljeve të afateve nga Marrëveshja e Përzhinos. Nga VMRO DPMNE zyrtarisht thonë se prioritetet e partisë janë zgjedhjet të mbahen në prill ndërsa nga LSDM edhe më tej bisedojnë se Marrëveshja e Përzhinos edhe krahas gjithë shkeljeve nuk do të dështoj. “Ne shpresojmë se Marrëveshja e...

Miloshoski : Zaev është kapur në kriminalitetit dhe e ka shkelur Marrëveshjen e Përzhinos

  Zoran Zaev sërish kapet në kriminalitet ndërsa dëshmitar për këtë është opinioni në vend, deklaroi në konferencë shtypi anëtari i Komitetit ekzekutiv i VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski. Ai akuzoi opozitarin se e ka shkelur Marrëveshjen e Përzhinos. “Premtuat se vetëm ju keni qasje deri tek materialet dhe se vetëm ju jeni garanci e privatësisë së qytetarëve, materialet e të cilëve...

Ivanov fjalim mban vetëm para deputetëve të VMRO DPMNE-së

Filloi fjalimi vjetor i presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov në Kuvendin e R. së Maqedonisë. Në seancën solemne marrin pjesë vetëm deputetët e VMRO DPMNE-së. Deputetët e PDSH-së dhe BDI-së nuk gjenden në sallë sepse nuk e pranojnë Ivanovin si president ndërsa grupi i deputetëve të LSDM-së nuk merr pjesë në fjalimin vjetor, për shkak të siç thanë, nënçmimit...

Opozita flet për Todorovin, kurse pushteti për letërnjoftimet fallco

“Zoti Todorov ju personalisht dhe drejtpërdrejtë jeni përgjegjës për vdekjen e Tamarës. A nuk ju ushton në ndërgjegjen tuaj porositë e nënës së Tamarës, që ua dha  në protestën pata Ministrisë së Shëndetësisë”, e pyeti ministrin Todorv, deputeti Goran Misovski. Kishit dëshirën që  vogëlushja Tamara të jetë pacientja e parë në Qendrën për trajtimin e skoliozës dhe për këtë taktizuat....

LSDM nesër bojkoton fjalimin e fundvitit të Ivanovit në Kuvend

Sot koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së në Kuvend, Goran Sugareski, tha që përfaqësuesit e LSDM-së sot pas pauzës në Kuvend deklaroi se VMRO- DPMNE sërish shkel Marrëveshjen e Përzhinos me atë që refuzoi Ligjin për punën e  Prokurorisë Speciale që të miratohet me procedurë të përshpejtuar. Me këtë vetëm po dëshmohet frika e Nikolla Gruevskit dhe VMRO- DPMNE-së...

Zaev, Gruevski, Bozhinovski, Verushevski dhe Palifov janë dëshmitarët e radhës në Komisionin Anketues

Zoran Zaev, Nikolla Gruevski, Kirili Bozhinovski, Aleksandar Veshuevski dhe Branko Palifrov janë dëshmitarët e anëtarëve të Komisionit Anketues për skandalin me përgjimet nga VMRO-DPMNE dhe LSDM i shtynë për sesionin  e ardhshëm për të dëshmuar para Komisionit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është dëshmitari i propozuar nga të dyja partitë, kurse Palifrovm i cili është njëri nga të akuzuarit e...

Shilegov: Dëshmitari i LSDM-së do të jetë Zaevi dhe do të flas në seancë të hapur

Kryetari i Komisionit Anketues për skandalin e përgjimit, Petre Shilegov, sot paralajmëroi se dëshmitari i parë që do ta thirr LSDM-ja në seancën e ardhshme për të dëshmuar do të jetë lideri i partisë, Zoran Zaev. Siç paralajmëroi, kryetari i komisionit, Zaev, do të flas në seancë publike. Shilegov, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në seancën e djeshme të...

Liderët i bënë thirrje Parlamentit t’i emëroj anëtarët e KSHZ-së

Liderët e partive që nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos, në një deklaratë të përbashkët me shkrim përshëndetën marrëveshjen e sotme për përbërjen e plotë të KSHZ-së dhe i bënë thirrje Parlamentit që t’i emëroj Rexhep Prokupcën, Atanas Urumov dhe Aleksandar Çiçakovskin për ekspertë të pavarur në KSHZ. “I bëjmë thirrje Parlamentit që t’i finalizoj procedurat e nevojshme sa më shpejtë që...

VMRO DPMNE: Është e qartë se LSDM dëshiron zgjedhjet të anulohen

Sipas konfirmimit indirekt që e morëm me deklaratë nga lideri i PLD-së, Goran Milevski, më se e qartë është se LSDM dëshiron zgjedhjet të anulohen, theksojnë nga VMRO DPMNE. Ata vlerësojnë se procesi i emërimit të anëtarëve të KSHZ ka ngecur për shkak se për LSDM asnjë kandidat nuk është i pranueshëm. Siç thonë, ka pasur marrëveshje për dy anëtar maqedonas,...

LSDM: VMRO DPMNE bllokon ekspertët për KSHZ-në që postojnë statuse në Facebook

Procesi për emërimin e ekspertëve në KSHZ është i bllokuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për emrat, por partitë kanë koncept të ndryshëm për atë se çfarë do të thotë Marrëveshje e Përzhinos, tregojnë burime nga procesi bisedues për “Meta”. Sipas të dhënave tona, për LSDM-në nuk është e pranueshme ekspertët të emërohen me “amin” nga partia politike. Burime nga LSDM...

Komisioni anketues ngeli pa dëshmitar dhe rend dite

  Anëtarët e komisionit anketues nga LSDM dhe VMRO DPMNE janë përleshur mes vete për shkak të mosardhjes së kryeministri Nikolla Gruevski për dëshmi. Ata kanë debatuar rreth asaj se a është dashur apo jo të vij kryeministri në seancën e sotme si dhe rreth rendit të ditës për mbledhjen e Komisionit. Në ndërkohë, Gruevski sot anuloi ardhjen e tij për...