fbpx

Zgjedhjet: LSDM taktizon, VMRO DPMNE këmgëngul ndërsa Han do të intervenoj

-

Sipas rrethanave, as pushteti e as opozita nuk mendojnë për shtyrjen e zgjedhjeve pas disa shkeljeve të afateve nga Marrëveshja e Përzhinos.

Nga VMRO DPMNE zyrtarisht thonë se prioritetet e partisë janë zgjedhjet të mbahen në prill ndërsa nga LSDM edhe më tej bisedojnë se Marrëveshja e Përzhinos edhe krahas gjithë shkeljeve nuk do të dështoj.

“Ne shpresojmë se Marrëveshja e Përzhinos nuk do të dështoj dhe për ne ky është dokumenti më i rëndësishëm që të zbatohet deri në fund. Për këtë shkak, nëse krijohen kushte për zgjedhje të pastra si kristali, do ta shohin të gjithë qytetarët lehtësinë me të cilën Gruevski dhe këtë pushtet kriminal do të largohen pas 10 viteve- deklaroi i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën shtypi.

Por, në intervistë për “Top- tema” në Telma ai tha se tanimë është shumë vonë që të mund të zbatohen zgjedhje korrekte dhe demokratike, duke lënë hapësirë që kjo të interpretohet si paralajmërim se do të kërkojë shtyrje të afatit për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Duhet të bëhet krahasim i gjithë fotografive nga dokumentacioni biometrik, por MPB nuk ka softuer të tillë. Që të instalohet ky softuer, më së paku ju nevojiten 30 ditë. Janë shkelur afatet që të mund të thuhet se në Maqedoni do të ketë zgjedhje të pastra si kristali. S’mund të bëhet shqyrtimi i listës së zgjedhësve. Dikush gënjen veten se ne do të lejojmë zgjedhje kriminale. Ne jemi vetëm njëra anë që duhet të vendos për zgjedhjet, këtu janë edhe liderët tjerë ndërsa gjithashtu këtu është edhe komuniteti ndërkombëtarë që duhet të udhëheq procesin” tha Zaev.

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshoski disa herë theksuan se shtyrje të zgjedhjeve nuk do të ketë.

“Nuk bisedohet për shtyrje të zgjedhjeve, prioriteti ynë është që të ketë zgjedhje në prill. Nga ana e VMRO DPMNE-në nuk ka kurrfarë vonese rreth afateve të parapara në Marrëveshjen e Përzhinos. Problemi më i madh deri më tani është se LSDM edhe më tej nuk i ka dorëzuar bisedat e përgjuara në Prokurorinë publike speciale” deklaroi zëdhënësi i kësaj partie, Ivo Kotevski.

Ish euro- ambasadori në Maqedoni, Ervan Fuere në kolumnë shkroi se shpresa e vetme Maqedonia të del nga kjo krizë politike është zgjedhjet të shtyhen të paktën prej 3 deri 6 muaj.

Ndërsa euro- komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dërgoi letër deri te partitë politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos ku shpreh shqetësimin e tij për shkak të shkeljes së afateve.

Zyra e institucioneve demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) i OSBE-së tregon se koha e shkurtër për përgatitjen e zgjedhjeve do të ndikoj ndaj aftësisë së pjesëmarrësve në këto zgjedhje që t’i përmbushin obligimet e Marrëveshjes së Përzhinos.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.