fbpx

LSDM nesër bojkoton fjalimin e fundvitit të Ivanovit në Kuvend

-

Sot koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së në Kuvend, Goran Sugareski, tha që përfaqësuesit e LSDM-së sot pas pauzës në Kuvend deklaroi se VMRO- DPMNE sërish shkel Marrëveshjen e Përzhinos me atë që refuzoi Ligjin për punën e  Prokurorisë Speciale që të miratohet me procedurë të përshpejtuar.

Me këtë vetëm po dëshmohet frika e Nikolla Gruevskit dhe VMRO- DPMNE-së dhe prandaj nuk duan që ky ligj të miratohet me procedurë të prëshpejtuar- tha Sugareski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai tha se deri më tani nuk kanë qëndrim për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se bëjnë analiza se deri ku është dhe sa është realizuar Marrëveshja e Përzhinos.

Ajo se LSDM kërkon të shtyjë zgjedhjet është vetëm trillim i VMRO- DPMNE-së. Ju e shihni se të gjitha afatet janë tejkaluar, kurse VMRO- DPMNE  brengoset vetëm për 24 prillin. Nuk mundet që me një listë që nuk është pastruar e tëra të shkohet në zgjedhje. Ne aktualisht po bëjmë analiza sesa po realizohet Marrëveshja e Përzhinos- deklaroi Sugareski.

Ai gjithashtu tha se grupi i tyre parlamentar nuk do të marrin pjesë në fjalimin e fundvitit të presidentit Gjorgje Ivanov që do të mbahet nesër në Kuvend, pasi që sipas tyre Ivanov nuk është president legjitimin.

Sugareski shtoi se për ta Ivanov nuk është president, sepse zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, ishin  kanë qenë të kriminalizuara, ndërkaq deputetët e LSDM-së prezantojnë në Kuvend vetëm për shkak të Marrëveshjes së Përzhinos.

Në takimin me gazetarët nga VMRO- DPMNE deklaruan se nuk përkrahin e Prokurorisë Speciale sepse një pjesë e dispozitave të saja të parapara në të janë të përfshira me ligje të tjera, kurse anëtarë të tjerë të ligjit janë në kundërshtim të ligjeve sipas funksionojnë ligjet e tjera.

Nga VMRO- DPMNE thanë se ky ligj parasheh shpërblime që janë tri herë më të larta nga aga mesatare.

Sipas VMRO- DPMNE-së, të punësuarit në Prokurorin Special duhet të kenë të njëjtat të drejta dhe obligime sikurse të punësuarit në prokuroritë e tjera publike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.