Përsëri bllokohet puna e KSHZ, polemikë rreth sekretarit të përgjithshëm

 

VMRO DPMNE dhe LSDM janë përleshur për emërimin e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ. LSDM-ja opozitare përmes njoftimit, akuzoi partinë në pushtet se qëllimisht anulon afatet dhe me këtë shkel Marrëveshjen e Përzhinos.

Edhe pse përfaqësuesit e VMRO DPMNE nuk kanë pasur kurrfarë vërejtje për procedurën, megjithatë penguan emërimin e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ.

Nga VMRO DPMNE thonë se partia e tyre angazhohet që sa më shpejtë të kompletohet KSHZ dhe të emërohet sekretari gjeneral. Nga partia në pushtet thonë se për këtë pozitë duhet të zgjidhet kandidati më i mirë, që është i pranueshëm nga shumica e Komisionit.

Shqetësim për anulimin e obligimeve të KSHZ tregoi edhe komuniteti ndërkombëtarë, sepse nuk dihet nëse KSHZ do të ketë mundësi që t’i zbatojë të gjitha obligimet për zgjedhjet e parakohshme.