fbpx

Opozita flet për Todorovin, kurse pushteti për letërnjoftimet fallco

-

“Zoti Todorov ju personalisht dhe drejtpërdrejtë jeni përgjegjës për vdekjen e Tamarës. A nuk ju ushton në ndërgjegjen tuaj porositë e nënës së Tamarës, që ua dha  në protestën pata Ministrisë së Shëndetësisë”, e pyeti ministrin Todorv, deputeti Goran Misovski.

Kishit dëshirën që  vogëlushja Tamara të jetë pacientja e parë në Qendrën për trajtimin e skoliozës dhe për këtë taktizuat. Kërkoni emrin tuaj në “Google” dhe thuajse të gjitha lajmet që kanë të bëjnë më ju janë lajme jo të mira. Çfarë duhet të ndodh akoma që të largoheni. Në Mal të Zi, ministri i shëndetësisë dha dorëheqje sepse ka vdekur një fëmijë, kurse ju sikur të ishit një druvar me kualifikim të lartë, flisni për dollapë dhe karrige, si investime që keni bërë në shëndetësi. Kjo është nën nivelin e çdo dinjiteti njerëzor. Prisja që në fjalimi tuaj të tregoni se jeni penduar dhe ju vjen keq. Mos harroni edhe raportin negator nga Enti Shtetëror i Revizionit nga Ministria e Shëndetësisë. T’ju kujtojë “bombën” ku ju si shef i shtabit zgjedhor  bindnit Janakiesin se ashensorët e ndërtesave duhet të ç’kyqen që në mëngjes herët, e Ju jeni ministër i shëndetësisë-  tha Misovski.

Ai Todorovit i porositi se i mbetet nderit të tij, dinjitetit dhe përgjegjësisë se a do të jep dorëheqje për katastrofën që ka ndodhur në shëndetësi.

Ministrit Todorov ju drejtua edhe deputeti Alen Georgiev  nga radhët e LSDM-së, i cli tha se është për të ardhur keq që Todorovi, akoma muk ka mësuar parimin kryesor të shëndetësisë, e kjo është që askujt mos i bëhet dëm.

Duke kërkuar infermiere dhe mjekë që flenë në vendin e punës, do të ishte shumë me ndershme të hyni në dhomat e pacientëve dhe t’iu shpjegoni pse duhet të marrin kalorifer nga shtëpia. Ju do të mbaheni mend si ministri që ka ndaluar grevën dhe përzutë gazetar nga puna, sepse ka pasur guximin të shkruaj në ballinë se mjekët janë hedhur në grevë. Deri tani duhej të kishit ikur disa herë. A thua pakënaqësia e qytetarëve dhe mosbesimi në shëndetësi nuk mjaftonte për këtë? Nëse keni pak nder dhe virtyt, jepni dorëheqjen dhe ndërpritni këtë cirk të interpelancës- deklaroi Georgiev.

Todorov nga ana tjetër vazhdoi të lëvdohet për projektet që janë bërë në shëndetësi në kohën e tij.

Shumë mllef dhe frustrim. Por, kjo edhe pritet. Më thoni se a është mirë ose keq që në Shtip ka kardiologji intervente? Gjithashtu mund t’ju them se nëse në Maqedoni mbetej numri i njëjti i tomografive që i vendosët ju në vitin 2006, koha e pritjes do të ishte 9 vite e gjysmë- u përgjigj ministri.

Deputetët e VMRO- DPMNE-së në vend të interpelancës të Todorovit, nga foltorja e Kuvendit flisnin për rastin e falsifikimit të letërnjoftimeve dhe tregonin pllakate ku gjendej ministri Oliver Spasovki  me njëri nga pretenduesit falsifikator të letërnjoftimeve.

Trajçe Dimkov nga VMRO- DPMNE, në këtë kontekst, tha se  i vetmi që duhet të jep dorëheqje është ministri i punëve të brendshme të LSDM-së, Oliver Spasovski.

Përse e bëmë ministrin tuaj? Që të falsifikojë letërnjoftime? Ai është i vetmi i cili duhet të jep dorëheqje, kurse ky njeri këtu duhet të shpërblehet sepse kujdeset për shëndetin e qytetarëve- tha Dimkvo, duke treguar nga Todorovi.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.