fbpx

Kotevski për deklaratën e Zaev për shtyrje të mundshme të zgjedhjeve: 24 prilli është kurora e Marrëveshjes së Përzhinos

-

Çdo përpjekje që të cenohet qëllimi final i Marrëveshjes së Përzhinos gjegjësisht zgjedhjeve të 24 prillit, është cenimi i marrëveshjes në përgjithësi dhe daljes finale nga kriza politike, thotë për “Meta”, zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski, i pyetur për koment ndaj deklaratës së sotme të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev se me komisarin Han do të bisedoj nëse zgjedhjet do të mbahen në prill, qershor apo madje në shtator.

“Dalja nga kriza politike gjegjësisht zgjedhjet që duhet të mbahen më 24 prill janë kurora e Marrëveshjes së Përzhinos. Qytetarët e Maqedonisë presin realizim të marrëveshjes dhe se vendi të ec drejt rrugës së reformave. Çdo tentim që të cenohet synimi final i marrëveshjes është cenimi i marrëveshjes në përgjithësi” thotë Kotevski.

Ai shton se esenca e Marrëveshjes së Përzhinos “nuk është që dikush të bëhet ministër teknik pa mandat nga qytetarët”, por se të gjej dalje nga kriza politike.

Sot për “Meta” kreu i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi se edhe pse s’ka ende marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve, për këtë vendim duhet të bisedojnë të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos në takimin me euro- komisarin Han, i cili gjatë javës do të vizitoj vendin.

Zaev thotë se “ndoshta do të ketë konkluzion se shtatori është data ideale” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.