fbpx

 “Dil për ajër”: Nëse për pesë ditë Qeveria nuk ndërmerr masa, do të radikalizojmë protestën

-

Shoqatat dhe nismat ekologjike, pesë di të para skadimit të afatit që ata ua dhanë kompetentëve për të zgjidhur problemin me ndotjen enorme të ajrit, nuk janë shumë optimistë se do të zbatohen masat që ata u propozuan autoriteteve.

Deri më tani nuk është zbatuar asnjë masë që shoqatat ekologjike i propozuan në protestën e 28 dhjetorit para Qeverisë dhe prej atje paralajmërojnë se do të marrin masa më radikale nëse Qeveria vazhdon të jetë e shurdhët ndaj kërkesave të tyre për ajër të pastër.

“Vlerësojmë se kërkesat tona nuk janë plotësuar. Ajri edhe më tej ngel i ndotur dhe kencerogjen. Me vëmendje ndjekim gjendjet dhe sjelljen e autoriteteve dhe më 15 janar do të informojmë për veprimet tona më radiale nëse Qeveri hesht për kërkesat tona. Nuk heqim dorë nga e drejta e jonë e garantuar me kushtetutë për ambient të pastër jetësorë. Qeveri paralajmëron se tek tani do të analizoj kush dhe sa ndot, që tregon se nuk është në gjendje e as nuk ka të dhëna të sakta që të ndërmerr masa përkatëse. Kjo nuk është etike dhe është sjellje joligjore nga kompetentët që tregojnë se s’kanë kapacitet që të mbrojnë ambientin e jetesës, siç parasheh neni 43 i Kushtetutës” thonë nga nismat civile “Dil për ajër”.

Nga shoqatat ekologjike thonë se derisa presin kompetentët t’i ndërmarrin masat e propozuara, do të jenë vazhdimisht të kujdesshëm dhe do të punojnë në aktivitetet që nuk janë të dukshme në opinion sepse janë përgatitëse.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.