fbpx

BDI: Koha e duhur për zgjidhjen e emrit derisa Maqedonia ka qeveri kalimtare

-

Ali Ahmeti të premten do të qëndrojë për vizitë në Athinë. Në kumtesën e partisë thuhet se “kryetari Ahmeti dhe ministri i jashtëm grek Koxias do të shkëmbejnë mendime dhe ide rreth marrëdhënieve ndërfqinjësore, çështjeve të hapura midis dy vendeve dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë”. Megjithatë, Ministria e Jashtme e Maqedonisë këtë vizitë e ka cilësuar si partiake dhe se siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, s’ka të bëjë me vizitë qeveritare.

“Në takimin e nesërm do të diskutohet vetëm për emrin dhe idetë konkrete. Periudhën e ardhshme derisa Maqedonia ka qeveri kalimtare është mënyra e duhur që të bëjmë zhvendosje në kontestin me emrin” thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti, Xhaferi dhe Besimi në takimin me shefin e diplomacisë greke nuk shkojnë në cilësinë e përfaqësuesve qeveritar, njoftuan pardje për “Meta” nga MPJ-ja e Maqedonisë.

Nga ky dikaster thonë se bëhet fjalë për takim partiak dhe se partneri i tyre i koalicionit nuk është koordinuar me ta lidhur me temën e diskutimeve.

Burimet greke për “Meta” thonë se vizita e Ahmetit bëhet me nismën e tij në suazat e përpjekjeve të tij që të vazhdojnë kontaktet me opinionin ndërkombëtarë.

Burimet tona thonë se ky takim nuk është mesazh nga qeveria greke, e as nismë e saj dhe të gjitha çështjet kyçe që është dashur të thuhen ia kanë kumtuar ministrit të jashtëm Nikolla Poposki.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.