MPJ nuk ka dhënë mbështetje dhe nuk është informuar për vizitën dhe bisdimet e Ahmetit në Athinë

-

MPJ thjeshtë nuk ka dhënë përkrahje për udhëtimin e zyrtarëve të BDI-së në Athinë, thonë nga ky dikaster pas njoftimit të BDI ku thuhet se vizita e kreut të partisë dhe shoqëruesve tjerë është private dhe partiake, siç ishte partiake vizita e ministrit të jashtëm Poposki.

“MPJ nuk ka dhënë kualifikime për llojin, shkakun dhe çmimin e udhëtimit pasi nuk është njoftuar më herët” thuhet në reagimin e fituar nga MPJ.

Reagimi vjen pasi sot BDI në kumtesë njoftoi se kjo nuk është hera e pare që kreu i tyre apo i zyrtarëve tjerë në Athinë e as nuk është takimi i pare i Ahmetit me ministrin e jashtëm grek.

“Në takim do të diskutohet për emrin dhe ide konkrete. Periudha e ardhshme përderisa Maqedonia ka qeveri kalimtare është koha më e mire që të bëhet progres në kontestin me emrin” thuhet në njoftimin e BDI-së.

 

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...