Ministria e jashtme e Shqipërisë përmes njoftimit për opinion ka shprehur shqetësim për dhunën e kuvendit të Maqedonisë.

“Dhuna dhe skenat e këtilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë janë të papranueshme dhe nuk janë dinjitoze për një demokraci parlamentare. Dhuna fare nuk ndihmon në tejkalimin e situatës së krijuar. U bëj thirrje forcave të sigurisë që të përfshihen në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, thuhet në njoftim.

MPJ-ja e Shqipërisë apelon deri tek politikanët që të tregojnë maturi dhe të evitojnë retorikë që mund të nxit tensione të mëtutjeshme.

“Qytetarët e Maqedonisë presin se krizës do t’i vijë fundi sa më shpejtë dhe institucionet do të vazhdojnë me funksionim normal, për bashkëjetesë dhe harmoni ndëretnike si dhe për avancim euro- atlantik të vendit”, thonë nga MPJ-ja e Shqipërisë.