fbpx

Censurë edhe në internet: MARNET mbron Gruevskin nga faqja “zbogumnikola.mk”

-

Rrjetit maqedonas akademik hulumtues –MARNET reagoi ndaj konferencës së djeshme të shtypit të zv/ministrit për shoqëri informatike Aleksandar Kiracovski, ku ai akuzoi se rrjeti ka mundësuar vjedhje të domenin “zbogumnikola.mk” që është blerë nga LSDM.

Nga MARNET thonë se tanimë pesë vite funksionojnë si institucion i pavarur pa kurrfarë njolle në punën e tyre dhe paraqesin lider në rajonin për regjistrim elektronik të domeneve nacionale.

Kjo nuk është hera e parë MARNET të refuzoj që të regjistroj domen. Hera e parë që është e njohur për opinionin ka ndodhur në vitin 2010-të. Atëherë, pa kurrfarë arsye, MARNET nuk lejoi regjistrimin e domenit “wikileaks.mk”. Kompania e hostingut “MK Host” në profilin e vet në Twitter atëherë shkroi se ditën e njëjtë kur kanë kërkuar që të regjistrohet “Wikileaks” kanë pasur kërkesë edhe për dy domene tjera. Dy të tjerat janë regjistruar ndërsa “Wikileaks” jo.

“Përmes faqes sonë të internetit morëm porosi për regjistrim të domenit “wikileaks.mk” që menjëherë e nisëm te MARNET-i. Ditën e njëjtë nisëm dy domene tjera. Pas 2-3 ditë, dy domenet u regjistruan, por jo edhe domeni “wikileaks.mk”, deklaroi atëherë Ivan Petrushevski nga “MK Host”.

Kiracovski dje tha se do të kërkoj vëzhgim inspekcioni për funksionimin e MARNET sepse s’kanë mundur të regjistrojnë domenin e kërkuar me “mk”, LSDM kanë krijuar faqen “zbogumnikola.com”.

Nga partia në pushtet dërguan reagim ku thuhet se “LSDM nuk mund të regjistroj faqe të thjeshtë e lëre më të udhëheq një shtet”.

 

 

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.