fbpx
Tag: PSP

tag: PSP

Protestuesit hedhin bombë tymi në zyrën e Ivanov

Një grup i protestuesish kanë arritur para zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov në qendër të qytetit ndërsa kanë hedhur vezë godinës. Ata kanë hedhur edhe vezë dhe bombë tymi që nuk ka shkaktuar kurrfarë dëmi material. Policia nuk lejon protestuesit t'i afrohen godinës. Disa qindra qytetarët ditën e dytë me radhë protestojnë ndaj vendimit skandaloz të presidentit të shtetit ku...

Departamenti i shtetit: Jemi të shqetësuar nga vendimi i Ivanov për faljen e funksionarëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellë të shqetësuar nga vendimi i presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov për t'i falë personat ndaj të cilëve zhvillohet proces hetimor që dalin nga bisedat e përgjuara, shkruan në reagimin e Departamentit të shtetit. "Nëse vendimi zbatohet, atëherë do t'i mbroj funksionarët e korruptuar ndërsa qytetarët do t'i privoj nga drejtësia. Vendimi gjithashtu do...

Plomp: Llogaridhënia është kyçe për zgjidhjen e konfliktit politik

Ambasadori holandez Vauter Plomp mbrëmë reagoi ndaj vendimit të presidentit Ivanov që t’i fal dhe të jep amnisti për politikanët. “Llogaridhënia është kyçe për zgjidhjen e konfliktit politik, për Marrëveshjen e Përzhinos dhe më gjerë. Përgjigja s’mund të jetë jashtë- ligjore. Mbështetje të plotë për PSP-në” shkroi Plomp në Tuiter. https://twitter.com/wouterplomp/status/719991484246794240 Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se...

Takim urgjent i Han me Uajgl dhe Kukan për Maqedoninë

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, sot në mëngjes ka takim urgjent me ndërmjetësuesit e Marrëveshjes së Përzhinos, Riçard Hovit, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan, pas vendimit të djeshëm të presidentit Ivanov që t’i ndalojë të gjitha proceset gjyqësore. https://twitter.com/richardhowitt/status/720156301217673216 Han dhe Houit dënuan vendimin e Ivanov, duke thënë se kjo shkakton shqetësim për sundimin e të drejtës...

Brukseli: Partitë të gjejnë mënyrë për të ruajtur Marrëveshjen e Përzhinos

Vendimi i sotshëm i kryetarit Gjorge Ivanov që të t’i ndërpres proceset gjyqësore kundër politikanëve e vuri në pikëpyetje përkushtimin e Maqedonisë për promovimin e sundimit të së drejtës., porositi sonte Komisioni Evropian. „ Ish republika jugosllave e Maqedonisë është e obliguar të promovoj sundim të së drejtës dhe të luftoj kundër paligjshmërisë. Në të kundërtën e kësaj, vendimi i...

Hovit për “Meta”: Takim urgjent pas vendimit të Ivanovit për falje dhe amnisti

Shkelja e Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze, deklaroi për “Meta” euro deputeti Riçard Hovit, i cili ishte ndërmjetësues nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos. -Politikanët nga Brukseli me urgjencë e studiojnë dhe konsultohen për ngjarjet e fundit në Shkup dhe mund paralajmëroj në pasoja serioze në qoftë se ndonjë nga partitë ose individ është përgjegjës për shkeljen e...

Brohoritje për mbështetjen e tubimit para PSP-së

Disa dhjetëra qytetarë janë grumbulluar më orën 18 para hapësirave të PSP që të tregojnë përkrahjen e tyre për punën e këtij institucioni. Tubimi është reagimi ndaj vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov që t'i amnistojë të gjithë politikanët për të cilët zhvillohet procedura para- hetimore dhe hetimore dhe për të cilët ka vendim gjyqësor. Para turmës së mbledhur u paraqitën edhe...

PSP: Të shohim vendimin e Ivanov e më pas do të prononcohemi

“Prokuroria Speciale Publike (PSP) pret ta merr vendimin integral të kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov, për abolicim dhe amnistim të politikanëve kundër të cilët janë nën hetime dhe më pas do të dalin me qëndrim zyrtar”, thonë nga PSP. Ashtu siç tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristovska, për të mos u nxjerrë nga konteksti, në këtë moment nuk duan të...

Ambasada e SHBA-së: Ivanov ka shkaktuar shqetësim serioz për sundimin e të së drejtës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni ka shprehur shqetësim në lidhje me vendimin e fundit të presidentit Gjorge Ivanov për t’i amnistuar politikanët e Maqedonisë që janë nën hetime. “Presim detaje të mëtutjeshëm dhe sqarime. Megjithatë, deklarata e kryetarit ka shkaktuar shqetësim për angazhimin e Maqedonisë për mbisundimin e drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së...

Ivanov hodhi “bombë”: I amnistoi politikanët ndaj të cilëve zhvillohen procedura

Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov sot mori vendim për faljen dhe amnistinë e të gjithë politikanëve ndaj të cilëve ka procedurë gjyqësore. Këtë Ivanov e njofto sot pasdite, në fjalimin e tij para qytetarëve të RM-së. Duhet të shihet si ky vendim i Ivanovit do të ndikoj ndaj të gjitha procedurave para- hetimore dhe hetimore që i hapi PSP kundër politikanëve...

 “E majta”: Të zbardhen emrat e maqedonasve që kanë pasur llogari- ofshor në Panama

Partia e porsaformuar “E majta” kërkon që të zbulohen emrat e atyre që kanë lidhshmëri me aferën “Panama Papers”. “Edhe pse Prokuroria publike gjoja hapi procedurë lidhur me këto ngjarje, opinioni ende nuk e din se si në mënyrë kundër- juridike janë hapur këto llogari dhe prej nga rrjedhin këto shifra milionëshe. Fare nuk jemi të befasuar që Prokuroria publike...

PSP sot do të dorëzoj ankesë për arrestin shtëpiak të Goran Gruevskit

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoni do të ankimojë sot në gjykatën e Apelit vendimin për arrest shtëpiak për të dyshuarin kryesor në rastin "Fortesa" për asgjësimin e pajisjeve për përgjim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, konfirmoi për “Meta” zëdhënësja e PSP-së, prokurorja Lençe Ristovska. Nga PSP vlerësojnë se provat që i kanë tregojnë rrethana për cenimin e procedurës...

PSP ka nisur procedurë para- hetimore për regjistrimet e zyrtarëve të BDI-së

PSP sot njoftoi se ka nisur procedurë para- hetimore për regjistrimet e bisedës private të zyrtarëve të lartë të BDI-së që u publikuan nëpër rrjetat sociale, njoftoi sot PSP. Prej atje ashpër dënojnë publikimin e materialeve nëpër rrjetat sociale me të cilat, siç thonë, cenohet integriteti, dinjiteti dhe morali i personave të caktuar. Nga Prokuroria speciale bëjnë të ditur se bëhet...

Bejl porosit në Tuiter: Të gjitha regjistrimet e paautorizuara t’i dorëzohen PSP-së

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli në profilin e tij në Tuiter njoftoi se të gjithë që kanë regjistrime ilegale nga bisedat e përgjuara t'i dorëzojnë ato në PSP. "Siç përmendi PSP dje, materialet e paautorizuara duhet t'i dorëzohen PSP-së. Mënyra më e mirë që të pengohen publikimet e mëtutjeshme? Plotësoni Ligjin për mbrojtjen e privatësisë në përputhje me...

Mançevski: Rasti “Fortesa” është provë se nuk ka pasur regjistrime të prera, të ngjitura dhe të montuara

LSDM-ja opozitare  ka përshëndetur vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Themelore Shkupi 1, me ç’rast iu shqiptua masa e paraburgimit 30 ditor për kryeshefin e drejtorisë së pestë në kuadër të DSK-së, Goran Gruevski. Nga LSDM thonë se ky është një fakt i gjallë se nuk bëhet fjalë për materiale të montuara e falsifikuara por se bëhet fjalë për disa...

Gjykata i shqiptoi 30 ditë paraburgim Goran Gruevskit, të dyshuarit të parë në rastin “Fortesa”

jykata Themelore Shkup 1 - Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Speciale për përcaktimin e masës 30 ditë paraburgim për të dyshuarin e parë në rastin "Fortesa", shefi i sektorit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme Goran Gruevski. "Gjykatësi në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 - Shkup, duke vepruar sipas propozimit të...

Pajisjen e përgjimit e kanë përdorur edhe persona jashtë DSK-së dhe MPB-së

Prokuroria speciale ka prova se pajisjen përveç persona që punojnë në MPB, e kanë përdorur “persona tjerë” jashtë Ministrisë, deklaroi prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska. Ristovska theksoi se për cilët “persona tjerë” bëhet fjalë dhe sa është numri i tyre s’mund të njofton sepse kjo është në suazat e procedurës para- hetimore që e zhvillon PSP. “Për momentin atë që e...

Anevski nuk ia jep Janevës lëndët e kërkuara

Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme vendosi lëndët për "Magjar Telekom", për pistoletën e Zoran Verushevskit dhe për pornografinë infantile kundër të birit të Verushevskit të kthehen në kompetencë të prokurorive publike amë, Prokurorisë publike Shkup dhe Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryetari i Kësillit Petar Anevski tha se Janevës i është thënë se...

PSP hapi hetim për lëndën “Fortesa” për shkatërrimin e sistemit të përgjimit joligjor në MPB

PSP sot hapi aksionin më të ri me emrin “Fortesa”. Siç njoftoi prokurorja Lençe Ristovska, në këtë hetim janë përfshirë pesë zyrtarë, kryeshefa në MPB që kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe në gjysmën e parë të vitit të kaluar kanë shkatërruar pajisje për ndjekje joligjore të komunikimeve. Në hetim dyshohet edhe ish ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska e cila...

Video regjistrimet nga arrestimi i Boshkosit zhduken nga interneti

Video- regjistrimet dhe tekstet nga kontributet e gazetarëve gjatë arrestimit të Lube Boshkoskit më 6 qershor 2011, janë zhdukur nga faqet e internetit të televizioneve që në atë kohë në mënyrë bombastike informimin për ngjarjen para restorantit “Vodenica”. Dje ekipi i Janevës shpalosi aksionin më të ri me titull “Tortura” për tejkalim të kompetencave gjatë arrestimit të Lube Boshkoskit. Gjatë kërkimit...