fbpx
Tag: PSP

tag: PSP

Mijalkov ka urdhëruar arrestimit çnjerëzor dhe brutal të Boshkoskit

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov është i dyshuari i parë në aksionin “Tortura” pasi i ka organizuar dhe i urdhëruar gjashtë të dyshuarit tjerë, pjesëtarë të njësitit “Alfa” që në mënyrë çnjerëzore dhe brutale të arrestojnë liderin e partisë “Të bashkuar për Maqedoni” Lube Boshkoski, një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2011. Arrestimin e Boshkoskit ku policët tejkalojnë autorizimet...

“Tortura”, procedura e re hetimore për arrestimin e Lube Boshkoskit

Prokurorja speciale publike në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi aksionin e ri me emrin "Tortura": Siç shpjegoi prokurorja Fatime Fetai, "Tortura" ka të bëjë me rastin e arrestimit të kryetarit të partisë "Të bashkuar për Maqedoni", Lube Boshkoski. Është propozuar procedurë hetimore kundër shtatë personave për përdorim tejmase të forcës fizike dhe kërcënimeve ndaj Boshkoskit në parkingun ku është arrestuar.  

PSP: Nga Regjistrimi qendror do të marrim dokumente edhe në ditët në vijim

Prokuroria Speciale (PSP) e Maqedonisë ka konfirmuar marrje dokumentacionesh mbrëmë në Regjistrin Qendror, pas sigurimit paraprak të urdhrit nga gjyqtari. “Gjatë ditës së djeshme është vendosur bashkëpunim me Regjistrim Qendror dhe është dorëzuar dokumentacioni i kërkuar. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dokumentacion voluminoz, ditët e ardhshëm do të merret i tërë dokumentacioni dhe për këtë do t’ju njoftojmë në...

PSP mbrëmë ka marrë dokumente nga Regjistri qendror

Hetuesit e PSP-së mbrëmë janë futur në Regjistrin qendror dhe i kanë marrë dokumentet që Prokuroria i ka kërkuar për hetimet të cilat i zhvillon. Prokurorët e PSP-së nga Regjistri qendror janë larguar në orën 4 të mëngjesit pasi i kanë marrë të gjithë dokumentet e kërkuar. Nga PSP tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse aksioni është përfunduar dhe...

Janeva: Nuk i degradoj institucionet, por dyshoj në rezultatet e zgjedhjeve

Prokurorja speciale Katica Janeva sot përmes njoftimit shpjegoi se deklarata e saj rreth legjitimitetit të institucioneve ka qenë në drejtim të tregimit të rëndësisë së hetimeve të PSP dhe “rolit për zgjedhje korrekte dhe demokratike në ndërtimin e institucioneve dhe legjitimitetit të tyre” e jo në drejtim të “degradimit të institucioneve të shtetit”. “Siç edhe vet theksova në deklaratë, duke...

Janeva: Edhe presidenti, edhe deputetët por edhe gjykatësit kushtetues janë zgjedhur në mënyrë jo-legjitime

Të gjitha zgjedhjet nga viti 2011 deri tani janë jo- legjitime, deklaroi prokurorja speciale Katica Janeva. Ajo pohon se ka dëshmi që e sjellin në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit Ivanov, deputetëve dhe Gjykatës kushtetuese. “Me dëshmitë që ne disponojmë, të cilat me 80% dëshmojnë akuzën me të cilën synojmë në të ardhmen ta ngritim, vlerësojmë se vet zgjedhja edhe e...

PSP: Nuk e komentojmë vendimin e Kushtetueses për Ligjin e faljes

PSP nuk komenton vendimin e Gjykatës kushtetuese me të cilin u shfuqizuan ndryshimet e Ligjit për falje nga viti 2009 dhe iu dha e drejta presidentit të shtetit që të fal persona të dënuar apo të ndjekur penalisht për mashtrime zgjedhore. Vendimi i këtillë i Gjykatës kushtetuese në opinion interpretohet si intervenim i partisë në pushtet VMRO DPMNE, ku zyrtarë...

Këshilli i prokurorëve publik do të pret Janeva të shqyrtoj raportin

Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme nuk e shqyrtoi raportin e prokurores speciale, Katica Janeva sepse ajo nuk ishte prezent ndërsa kryetari i Këshillit, Petar Anevski, këtë e vlerësoi si “punë jo të këndshme” dhe “mosrespektim të institucionit”. Anevski tha se Janeva ka për detyrë të vijë në seancë mes tjerash dhe për shkak të paqartësive të numërta...

Kuvendi më 28 mars do të debatoj për raportin e Janevës

Raporti i punës së PSP-së që prokurorja speciale Katica Janeva e dorëzoi para Kuvendit, në seancën plenare do të shqyrtohet më 28 mars, konfirmojnë nga Kuvendi. Prej atje thonë se për raportin së pari do të debatohet në seancën e komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, që do të mbahet më 21 mars. Sipas paragrafit 1 nga neni...

Janeva nesër duhet të publikoj raportin për gjashtë muajt e parë nga puna e saj

Nesër (15 mars) është afati final deri kur PSP, Katica Janeva duhet të dorëzoj raportin për punën e saj para Kuvendit të R. së Maqedonisë dhe Këshillit të prokurorëve publik. Sipas agjendës së Kuvendit, në faqen e internetit të institucionit ligjvënës, për nesër as për ditët e kësaj jave nuk është caktuar seancën lidhur me raportin e PSP-së. Deri më tani...

PSP: Në bastisjen në Batincë janë marrë sende që mund të jenë provë në aksionin “Titanik”

Në bastisjen që me kërkesë të Prokurorisë speciale dje u zhvillua në fshatin Batincë, nuk ka të arrestuar ndërsa janë marrë sende që mund të shërbejnë si provë në procedurën për rastin “Titanik”, njoftuan sot për “Meta” nga kabineti i Janevës. Prej atje konfirmojnë se bastisja është në suazat e hetimit të rastit “Titanik”, por nuk tregojnë në shtëpinë e...

PSP në Batincë ka kërkuar prova për bartjen e votuesve nga Pusteci

Munir Pepiq, i punësuar në stacionin policor Qendër, sipas të dhënave deri më tani të pavërtetuara, është i dyshuari në rastin “Titanik” në shtëpinë e të cilit është kryer bastisje, me kërkesë të Prokurorisë speciale. Nga PSP përveç konfirmimit se sot në mëngjes është kryer aksion policor, ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse diç është gjetur apo se nëse...

Hojt Ji: Është me rëndësi të mbështetet dhe mos t’i bëhet obstruksione Janevës

Besojmë se ka kohë deri më 5 qershor të mundësohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Konsiderojmë se ka mjaft kohë nëse të gjithë faktorët e kryejnë punën e vet dhe shkojnë drejt atij qëllimi. Vërejtëm se po bëhen përpjekje që të implementohet marrëveshja e përzhinos, deklaroi sot zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për...

Ali Ahmeti paraqitet si dëshmitar në Prokurorinë speciale

Kreu i BDI Ali Ahmeti i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, Artan Grubi, në orën 14 ka arritur në Prokurorinë Speciale Publike, i cili është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Para se të hyj, kreu i BDI-së nuk u prononcua për mediat. Nga PSP deklaruan se Ahmeti është ftuar si dëshmitar, por në interes të procedurës para-hetimore nuk zbulojnë...

Gruevski: Nuk kam marrë ftesë që të jem dëshmitar në “Puçi”

Kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski thotë se nuk ka marrë ftesë për seancën e sotme për rastin “Puçi”, që u anuluar për herë të nëntë. Sipas tij, rasti qëllimisht po anulohet. “As nuk jam thirrur as nuk ka ftesë, e as nuk e kam ditur se duhet të jem dëshmitar në seancën e sotme. Këtë z-nj Janeva dhe z....

Prokuroria speciale akuzoi dhjetëra institucione për obstruksione dhe mos-bashkëpunim

Prokuroria speciale publike kërkoi anulimin e debatit kryesor për lëndën “Puçi” sepse gjykata, edhe pse i është kërkuar, nuk ka dorëzuar kopje nga provat, thuhet në njoftimin e PSP-së. Nga ky institucione thonë se përveç për rastin “Puçi”, Gjykata Themelore Shkupi 1 vështirëson punën e kësaj prokurorie publike dhe në të gjithë lëndët tjera ku është kërkuar t’u dorëzohen...

Ali Ahmeti thirret për bisedë në Prokurorinë speciale si dëshmitar

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është thirrur për bisedë në Prokurorinë speciale publik, konfirmojnë për “Meta” nga kabineti i prokurores, Katica Janeva. Prej atje thonë se Ahmeti është thirrur për bisedë si dëshmitarë, por në interes të procedurës para- hetimore nuk zbulojnë për cilin rast bëhet fjalë. “Personi është ftuar si dëshmitar. Për shkak të fshehtësisë së procedura para- hetimore, për...

Si janë vjedhur zgjedhjet: Detaje për aksionin “Titanik”

Prokurorja speciale Katica Janeva sot mbajti konferencë shtypi në të cilën paralajmëroi aksionin e parë nën emrin “Titanik”. Në të, siç njoftuan nga Prokuroria speciale janë hapur procedura hetimore kundër ish ministrave Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski (edhe pse emrat e tyre nuk u përmendën në mënyrë eksplicite) si dhe kundër sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, për bashkim kriminel,...

E kanë rrahur deri në vdekje pasi ka lëvduar Katica Janevën ndërsa ka ofenduar Jankulloskën dhe Janakieskin

Një fjalosje bizare, pas disa gotave të rakisë ka qenë tragjike për plakun 80 vjeç nga fshati Makovo i Mariovës, i cili është rrahur për vdekje nga një ish i gjykuar 53 vjeç pasi e ka lëvduar punën e prokurores speciale Janeva dhe është gëzuar me ndjekjen penale të ish ministrave Jankulloska dhe Janakieski. Pikërisht kjo është arsyeja për shkak...

Nuk ka paraburgim për Jankulloskën dhe Bozhinovskin- Gjykata refuzoi të gjitha ankesat e Janevës

Gjykata penale e Shkupit refuzoi ankesat e mbetura të Katica Janevës me çka përfundimisht nuk do të ketë paraburgim për Gordana Jankullovskën, Kiril Bozhinovskin dhe dy persona të tjerë të akuzuar në rastin “Titanik”. Vendim të këtillë ka marrë Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 në seancën e sotme. Me këtë, praktikisht gjykata refuzon të gjitha ankesat e PSP...