Mijalkov ka urdhëruar arrestimit çnjerëzor dhe brutal të Boshkoskit

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov është i dyshuari i parë në aksionin “Tortura” pasi i ka organizuar dhe i urdhëruar gjashtë të dyshuarit tjerë, pjesëtarë të njësitit “Alfa” që në mënyrë çnjerëzore dhe brutale të arrestojnë liderin e partisë “Të bashkuar për Maqedoni” Lube Boshkoski, një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2011.

Arrestimin e Boshkoskit ku policët tejkalojnë autorizimet e tyre për të kënaqur shefin e tyre, sot në konferencën shtypi e publikoi PSP përmes Fatmir Fetait.

Prokuroria nuk ka kërkuar caktimin e masës së arrestit për të dyshuarin e parë sepse është vlerësuar se nuk ka bazë për këtë dhe se nuk ka rrezik ai të largohet nga vendi.

Ajo, që të shpreh brutalitetin e policëve, publikisht shqiptoi fjalorin, ofendimet dhe sharjet me të cilat i janë drejtuar Boshkoskit gjatë arrestimit në parkingun para restorantit “Vodenica”.

“Paraqitja për fuqi dhe prezantimi i përgjithshëm i personit i të dyshuarit të parë ish drejtori i DSK-së kanë shkaktuar sjellje servile të policëve gjatë veprimit- tha Fetai.