fbpx

Kuvendi më 28 mars do të debatoj për raportin e Janevës

-

Raporti i punës së PSP-së që prokurorja speciale Katica Janeva e dorëzoi para Kuvendit, në seancën plenare do të shqyrtohet më 28 mars, konfirmojnë nga Kuvendi.

Prej atje thonë se për raportin së pari do të debatohet në seancën e komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, që do të mbahet më 21 mars.

Sipas paragrafit 1 nga neni 7 i Ligjit me të cilin është themeluar PSP më 15 shtator të vitit të kaluar, Janeva për punën e saj është përgjegjëse vetëm para Kuvendit dhe Këshillit të prokurorëve publik.

“Prokurori publik do të dorëzoj raport çdo gjashtë muaj për aktivitetet e saj, përfshirë edhe përshkrim për avancimin në cilindo hetim apo ndjekje nga Prokurori publik. Në këtë raport mund të anashkalohen materiale që sipas Prokurorit publik duhet të ruhen si të besueshme, por do të siguroj informacione përkatëse për t’i arsyetuar shpenzimet” thuhet në paragrafin 2 në të njëjtin nen.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.