fbpx

Jakimovski: S’mund të vijë dikush në pushtet me kufje në veshë

-

Këtu jemi që të mbrojmë Gjykatën kushtetuese, që të mbrojmë shtetin, porositi kreu i GROM, Stevço Jakimovski, para turmës së grumbulluar të njerëzve para Kushtetueses.

Ai tha se një i amnistuar si Zoran Zaev s’mund të prish rendin kushtetues të RM-së.

“Tani e sulmojnë Maqedoninë kur po ballafaqohet me krizën e refugjatëve dhe kur ekziston rrezik për destabilizim të shtetit. Për këtë duan të krijojnë alibi për shtyrje të zgjedhjeve. S’mund të vijë dikush në këtë mënyrë në pushtet, pa program social ekonomik, por vetëm me kufje në veshë” tha Jakimoski.

Ai paralajmëroi se prej nesër, çdo ditë do të jenë para Gjykatës kushtetuese që të mbrojnë atë dhe shtetin.

“Gjykata duhet të lihet vet të merr vendim, pa involvim nga jashtë. Populli nuk i don, populli nuk do kodoshë. Nuk është turp, le të marrin shërbime të huaja, çfarë të duan, le të hipin në skenë dhe le të thonë “Po, ne jemi me ata”. Ky popull e ka pasur vështirë edhe në vitin 1903 edhe në vitet 1912, 1913, në vitin 1943, ndërsa vështirë e ka edhe tani në vitin 2016, por do ta kalojmë këtë” tha Jakimoski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.