fbpx

Një grup qytetarësh bllokuan rrugët drejt Gjykatës kushtetuese

-

Disa qindra qytetarë sot pasdite u grumbulluan para Gjykatës kushtetuese për, siç thonë, të mbrojtur institucionet e R. së Maqedonisë.

Në protestë pjesëmarrësit në përgjithësi janë të rinjë dhe pensionistë, të cilët vërtetojnë se vullnetarisht dhe me vet nismë kanë ardhur që të mbrojnë rendin kushtetues të shtetit.

Para njerëzve të grumbulluar fjalim mbajti kryetari i “GROM”, Stevço Jakimovski i cili iu bëri thirrje qytetarëve që në mënyrë edhe më masovike të vijnë në protestën qendrore që do të filloj më orën 17 para Gjykatës kushtetuese të R. së Maqedonisë.

Të gjitha rrugët që çojnë në Gjykatën kushtetuese janë të mbyllura me tenda ku shërbehet kafe dhe çaj.

Për sot për orën 19 është caktuar protestë kundër përfshirjes partiake të Gjykatës kushtetuese dhe Asociacionit civil “Hajde”.

Parashihet protesta të filloj para Qeverisë, të vazhdoj drejt Zyrës së presidentit Ivanov në Qendër të Shkupit dhe më pas të përfundoj para Gjykatës kushtetuese. Pritet një pjesë e tyre të kalojnë natën aty.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.