fbpx

PSP: Nuk e komentojmë vendimin e Kushtetueses për Ligjin e faljes

-

PSP nuk komenton vendimin e Gjykatës kushtetuese me të cilin u shfuqizuan ndryshimet e Ligjit për falje nga viti 2009 dhe iu dha e drejta presidentit të shtetit që të fal persona të dënuar apo të ndjekur penalisht për mashtrime zgjedhore.

Vendimi i këtillë i Gjykatës kushtetuese në opinion interpretohet si intervenim i partisë në pushtet VMRO DPMNE, ku zyrtarë të lartë të kësaj partie dyshohen nga Prokuroria speciale pikërisht për krim zgjedhor ndërsa kundër një pjese të tyre është ngritur procedurë hetimore në suazat e aksionit “Titanik”.

“Qëndrimi i Prokurorisë publike speciale është që mos t’i komentoj vendimet e gjykatësve si dhe të institucioneve tjera dhe në këtë kontekst nuk do të lëshohemi në komente dhe vendimin konkret të Kushtetueses- deklaroi zëdhënësja e PSP-së, prokurorja Lençe Ristovska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.